KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nesër mbledhja e CEFTA-s, Kosova me fusnotë përfaqësohet nga MINT, synohen lehtësira për tregti të lirë
Politikë

Nesër mbledhja e CEFTA-s, Kosova me fusnotë përfaqësohet nga MINT, synohen lehtësira për tregti të lirë

Kosova News
Kosova News 21:30 -08/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova do të përfaqësohet nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në mbledhjen e nesërme të gjashtë vendeve të rajonit në CEFTA.

Megjithëse përmes fusnotës, në Lëvizjen Vetëvendosje e konsiderojnë sukses përfaqësimin e Kosovës në CEFTA pa UNMIK-un.

Sipas partisë në pushtet në mbledhjen e nesërme pritet të miratohen një grup marrëveshje teknike që janë diskutuar me muaj të tërë të cilat lehtësojnë tregtinë e lirë për vendet e rajonit.

Në anën tjetër, në Partinë Demokratike të Kosovës thonë se largimi i masave të sigurisë për mallrat serbe si kundërvlerë e përfaqësimit të Kosovës në CEFTA është e pamjaftueshme.

Ndërkaq, njohës të proceseve rajonale e mirëpresin vendimin e qeverisë për heqjen e bllokadës për mallrat serbe për lehtësimin e tregtisë së lirë dhe arritjen e suksesit të plotë të CEFTA-s dhe Procesi të Berlinit.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë për KosovaPress se pas vendimit të djeshëm për heqjen e masës së sigurisë për mallrat serbe vetëm përmes pikës kufitare në Merdarë është plotësuar kërkesa gjermane që CEFTA dhe Procesi i Berlinit të kenë sukses të plotë.

“Kosova do të ketë përfaqësimin e saj, jo më përmes UNMIK-ut nga dita e nesërme, përderisa në agjendë janë një grup marrëveshjes teknike që janë diskutuar me muaj të tërë, por për shkak të mospjesëmarrjes sonë dhe disa çështje të tjera atje nuk ka pasur vendimmarrje. Pritet që këto vendime të miratohen nesër…Vet mekanizmi i CEFTA-s si mekanizëm lehtësues për tregtinë e lirë për vendet e rajonit dhe vendet që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian parasheh lehtësinë përmes zbutjes së ngarkesave apo burokracisë që ekziston përmes shteteve. Por, gjithashtu edhe adaptimin e standardeve teknike për të cilat vendet e BE-së i kanë qoftë për kualitetin e mallrave apo standardeve që duhet të aplikohen për ofrimin e shërbimeve. Tashmë këto kalojnë në nivel teknik, ndërsa përfaqësimi i shteteve është në nivel politik. Prej nesër e tutje s’ka më përfaqësues të UNIMIK-ut që do të jetë atje bashkë me Kosovën”, deklaron ajo.

Kusari-Lila shton se Kosova do të përfaqësohet nga MINT, mirëpo nuk dihet a do të jetë në nivel teknik apo politik të përfaqësimit të tyre.

“Sipas diskutimit të marrëveshjeve rajonale kjo është e fundit që emri i Kosovës do të jetë me asterisk por në cilin nivel në aspektin e përfaqësimit politik ende nuk është e qartë, do të varet sesi shtetet në tërësi e kanë përfaqësimin e tyre. A janë të gjitha në nivele politike apo në nivele teknike të zyrtarëve të tjerë. Në këtë rast nga Kosova do të jetë e përfaqësuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, thekson Kusari-Lila.

Mirëpo, nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, thotë në një përgjigje për KosovaPress se qeveria kishte synuar që ta kushtëzojë BE-në me idenë që përmes bllokimit të mallrave serbe të hiqen sanksionet ekonomike dhe politike, por pranoi që vetëm përmes përfaqësimit në CEFTA me asterisk të largoi masat ndaj mallrave serbe.

“Nesër Kosova do të merrë pjesë në takimin e CEFTA-s. Ne kishim synuar që ta kushtëzojmë BE me idenë që përmes bllokimit të mallrave serbe të na hiqen sanksionet ekonomike dhe politike por fatkeqësisht përfunduam duke u pajtuar me asteriskun qe aq shumë i jemi kundërvënë”, thotë ajo.

Ndërkaq, analisti politik, Visar Ymeri thotë për KosovaPress se qeveria ka vepruar mirë që ka larguar masën e sigurisë ndaj mallrave serbe, pasi konsideron se bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm për vendin.

Sipas tij, ekzekutivi ka bërë mirë që ka adresuar çështjen e skanerëve pasi brengat për çështje të sigurisë janë marrë parasysh. Ai thekson se Kosova të vetmit mekanizma për bashkëpunim rajonal i ka përmes CEFTA-s dhe Procesit të Berlinit.

“Shumë mirë që çështja e skanerëve është adresuar, shumë mirë që brengat dhe shqetësimin e Kosovës për çështje të sigurisë janë marrë parasysh, por Kosova tash është në pozicion që duhet të vendosë. A po dëshiron të jetë pjesë e këtij bashkëpunimi rajonal apo do të përjashtojë vetën. Arsyetime dhe pengesa mundesh me gjetë gjithë. Politika nuk është me gjetë pengesa por zgjidhje. Natyrisht me bërë edhe kompromise për qëllime tua strategjike”, thekson ai.

Ministria e Punëve të Brendshme dje ka autorizuar Doganën e Kosovës që të hiqen masat e sigurisë për mallrat serbe që arrijnë përmes pikës kufitare në Merdarë.

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se pas një veprimi të tillë janë përmbushur kërkesat e aleatëve që CEFTA dhe Procesi i Berlinit të kenë sukses të plotë.

Vendimin e qeverisë e mirëpritën ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde.

Gjithashtu lexoni:

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Kosova News 08/10/2024 08/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?