KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi midis kuvendit dhe organizatës “Balkan Green Foundation”
Lajme

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi midis kuvendit dhe organizatës “Balkan Green Foundation”

Kosova News
Kosova News 14:12 -22/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca priti sot në takim Drejtorin Ekzekutiv të organizatës Balkan Green Foundation (BGF), Agron Demi, me të cilin nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi për mbështetjen e shërbimeve hulumtuese dhe analitike në kuvend përmes Drejtorisë së Përgjithshme për Institutin Parlamentar.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është krijimi i një platforme bashkëpunimi në hulumtime dhe analiza që ndihmojnë Kuvendin e Kosovës në formulimin e politikave dhe ligjeve që promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm.

Sipas marrëveshjes, BGF do të mbështesë Drejtorinë e Përgjithshme duke kryer hulumtime dhe analiza për politika të gjelbra dhe zhvillim të qëndrueshëm, për të mbështetur deputetët dhe organet e Kuvendit në procesin ligjbërës, mbikëqyrës dhe përfaqësues, si dhe do të angazhohet në fushata edukuese dhe promovuese për të rritur ndërgjegjësimin për kujdesin ndaj mjedisit.

Balkan Green Foundation gjithashtu do të ndajë informacione dhe njohuri të marra nga hulumtimet dhe fushatat e tyre me Drejtorinë e Përgjithshme dhe organet e Kuvendit, si dhe do të bashkëpunojë në ngritjen e kapaciteteve hulumtuese dhe analitike, në shkëmbim të përvojave dhe në zhvillimin e platformave të diskutimit.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar, Kuvendi i Kosovës, përkatësisht Drejtoria e Përgjithshme për Institutin Parlamentar ndan të dhëna dhe informacione relevante me BGF-në për të lehtësuar hulumtimet dhe analizat, duke respektuar legjislacionin në fuqi dhe rregulloret e Kuvendit, mundëson shpërndarjen e studimeve të BGF-së, si burime të klasifikuara zyrtare në lidhje me fushën e politikave të zhvillimit të qëndrueshëm si në edukim, ndërgjegjësim dhe praktika profesionale për institucione publike dhe private, siguron ndarjen në kohë dhe të saktë të të dhënave për nismat hulumtuese të ndërmarra nga BGF që ndërlidhen me Kuvendin, si dhe, ndër të tjera, ndan ekspertizë dhe burime njerëzore për të mbështetur zbatimin e nismave të përbashkëta.

Gjithashtu lexoni:

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

Haxhiu vlerëson punën e shërbyesve civilë në prag të Ditës Ndërkombëtare

Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve

Basha në Samitin e Transportit: Mbështetni projektet strategjike të Kosovës

Haxhiu: Dhuna seksuale gjatë luftës, krim i rëndë

Kosova News 22/07/2024 22/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?