KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nënshkruhet marrëveshja për financimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë mes qeverisë dhe Fondit Saudit
Ekonomi

Nënshkruhet marrëveshja për financimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë mes qeverisë dhe Fondit Saudit

Jeton Sopa
Jeton Sopa 11:22 -29/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

13 milionë euro është kostoja e kredisë së nënshkruar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondi Saudit për Zhvillim, për financimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë.

Kjo kredi është nënshkruar për financimin e segmentit që fillon nga Smrekonica deri në Mitrovicë dhe është e gjatë 5 kilometra.

Në nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje kanë marrë pjesë ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ai i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe përfaqësuesit e Fondit Saudit për Zhvillim.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se ky projekt është i rëndësishëm duke marrë parasysh vëllimin e trafikut.

“Me këtë marrëveshje Fondi Saudit për Zhvillim do të mbështesë me një kredi prej 15 milionë euro që fillon nga Smrekonica deri në Mitrovicë dhe është e gjatë 5 kilometra. Ky segment është pjesë e projektit të rrugës Prishtinë-Mitrovicë”, tha Aliu.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se marrëveshja kap vlerën e rreth 14 milionë eurove.

“Sot jemi mbledhur që të përmbyllim edhe pjesën tjetër të financimit për këtë projekt. Mesatarja ditore në këtë rrugë është në nivelin për 27 mijë automjete. Marrëveshja kap vlerën rreth 13 milionë euro. Pjesa tjetër është bashkëfinancim nga Qeveria e Kosovës. Do të doja të falënderoja Fondin Saudit për Zhvillim për mbështetjen dhe të ritheksoj përkushtimin e Qeverisë për thellimin e partneritetit me Mbretërisë së Arabisë Saudite”, tha Murati.

Për rëndësinë e këtij projekti foli edhe drejtori ekzekutiv në Fondin Sovran për Zhvillim, Sultan A.Almarshad.

“Ky është një bashkëpunim i vazhdueshëm mes Kosovës dhe Fondit Saudit. Marrëveshja që do të nënshkruhet sot është vazhdim i projektit që është financuar nga fondi që është bërë në vitin 2013. Kjo zgjatje do ta zgjeroj rrugën në dy anët në dy autoudhë. Do të zvogëloj trafikun dhe do të zvogëloj aksidentet”, u shpreh ai.

Gjithashtu lexoni:

Myslimanët festojnë Kurban Bajramin

Edhe Policia e Kosovës demanton shkrimin e Paparacit: Ministri nuk ka kërcënuar askënd

“Kanga jonë” – një natë arti dhe kujtese për 26-vjetorin e çlirimit

“Për ujëra pa plastikë” – Kosova shënon Ditën Botërore të Mjedisit me thirrje për veprim dhe vetëdijesim

DhTIK thotë se qëndrimi i BE-së, vërteton vërejtjet e tyre në lidhje me procesin e liberalizimit të energjisë në Kosovë

Jeton Sopa 29/07/2024 29/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Osmani: Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat
08:08 -06/06/2025
Myslimanët festojnë Kurban Bajramin
08:06 -06/06/2025
Spanja mposht Francën dhe kalon në finale të Ligës së Kombeve
23:02 -05/06/2025
Digjet një kamion në rrugën Prishtinë – Pejë
22:27 -05/06/2025
Shqipëria ratifikon marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën
21:57 -05/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?