KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nën masa të sigurisë, tre të akuzuarit në rastin “Banjska” dërgohen në sallën e gjyqit
Siguri

Nën masa të sigurisë, tre të akuzuarit në rastin “Banjska” dërgohen në sallën e gjyqit

Kosova News
Kosova News 11:00 -17/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vijuar seanca e shqyrtimit, në rastin “Banjska”.

Përpara trupit gjykues, nën masa të rrepta sigurie, u sollën tre nga 45 të dyshuarit: Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq.

Gjyqtari Arben Hoti deklaroi se rasti është në fazën e administrimit të provave personale, teksa dëshmitarja Dragana Antonijeviq nuk është prezent për të dëshmuar për të dytën seancë radhazi.

Prokurori Naim Abazi u shpreh se dikush nga familja e dëshmitares ka pranuar ftesën, por që ajo ka refuzuar ta bëjë të njëjtën gjë. Me këtë rast, Abazi ka thënë se janë plotësuar kushtet për të vijuar tutje me procesverbalin, pasi dëshmitarja në fjalë ka refuzuar të dëshmojë, pa ndonjë bazë ligjore.

Ai propozoi që deklarata e Antonijeviqit, e dhënë më parë në polici, të lexohet dhe të pranohet si provë e procesverbalit.

Pas konsultimit nga trupi gjykues dhe deklarimeve të avokatëve të palëve, u aprovua propozimi i prokurorit Abazi.

Me këtë rast, u vendos të lexohet procesverbali i intervistimit të Antonijeviqit, më 2024.
Avokatja e Dushan Maksimoviqit ka ftuar një dëshmitar për t’u deklaruar, por një gjë e tillë u kundërshtua nga prokurori Abazi, që tha se nuk është përmbushur afati i nevojshëm për të dorëzuar shkresat për të dhënë dëshmi dhe nuk ka fare relevancë me rastin.

Kërkesa e avokates së Maksimoviqit u aprovua nga trupi gjykues. Me këtë rast, dëshmitari në fjalë do të dëgjohet në seancën e radhës, përmes një videolidhjeje nga Shkupi. Kjo për shkak se dëshmitari është banor i Maqedonisë së Veriut. Seanca e radhes 16 janar 09:30

Gjithashtu lexoni:

Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor

Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë

Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë

Kosova News 17/12/2025 17/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?