KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në vend të Ligjit për mobilizim, Ministria e Mbrojtjes me plan për reagim emergjent
Siguri

Në vend të Ligjit për mobilizim, Ministria e Mbrojtjes me plan për reagim emergjent

Kosova News
Kosova News 22:13 -06/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në rrethana ekstreme të aspektit të sigurisë, atëherë kur siguria territoriale vihet në rrezik, shpesh herë i pari i shtetit hedh nënshkrimin për të mobilizuar edhe popullin në mbrojtje të vendit.

Qeveritë e shumë vendeve në botë kanë të miratuar ligj, sipas të cilit burrat nga mosha 18 deri në 60 vjeç mund të thirren për të shërbyer në ushtri.

Por një veprim të tillë nuk mund ta bëjë shteti i Kosovës. Kjo ngase vendi ynë nuk ka ende një ligj mobilizimi.

Duke parë situatën e sigurisë, prezenca e një ligji të tillë konsiderohet e rëndësisë së veçantë.

“Ish dashtë me u trajtu me prioritet. Po shohim se mund të kemi përsëritje të sulmeve terroriste. Ndoshta në përmasa më të mëdha se ai i vitit të kaluar. Pastaj se çka duhet të ndodhë për me ditë se çka duhet ndërmarr. E kanë zhvillu policinë e njësitë konform nevojave, por shumë më shumë do duhej të bëhej mobilizimi i popullatës, qoftë në aspektin ushtarak, apo civil”, ka thënë Rrahman Sylejmani – kolonel i pensionuar.

Sylejmani vlerëson se në rast të nevojës, numri i trupave të Kosovës në gatishmëri nuk është i mjaftueshëm.

Por megjithatë, i njëjti nuk sheh një gatishmëri të institucioneve për të lëvizur në këtë drejtim.

“Duhet me urgjencë të trajtohet. Të jetë aspekt strategjik dhe të gjejnë vullnet opozitë e pozitë, ta përshpejtojnë si proces. Nëse shohim me procedurë të rregullt, ka për të mbet me vite. Me vite kemi drafte të ligjeve që mbesin pa aprovu e pa diskutim, e të pa dekretune në fund. Do duhej me prioritet, por deri tash nuk ka bashkëpunim në aspektin strategjik, por ndoshta në këtë, po”, ka thënë Sylejmani.

E mungesa e këtij ligji vlerësohet të ketë lënë një zbrazëtirë në sigurinë e vendit dhe qytetarëve të saj.

“Ish dashtë që tash të votohej në Kuvend, sepse do të qartësohej konteksti i veprimit në rast të mbrojtjes të integritetit territorial nga qytetarët e Republikës së Kosovës, sepse tani për tani, secili qytetar bën veprime të tilla në mbrojtje të vendit. I shkel normativat, sepse nuk ka ligj për t’i dalë në ndihmë vendit e forcave policore e ushtarake”, ka thënë Drizan Shala – njohës i çështjeve të sigurisë.

Lidhur me çështjen, nga Ministria e Mbrojtjes thonë se janë në hapa të realizimit të një plani reagues gjithëpërfshirës.

“Ideja kryesore është që në të njëjtën kohë përderisa Forca e Sigurisë së Kosovës do të vazhdojë të zhvillohet sipas fazave të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit në një forcë profesionale, multietnike, të ndërveprueshme me NATO, e aftë për të kryer misionin e mbrojtjes territoriale, ne si Ministri e Mbrojtjes, do t’i përqendrojmë përpjekjet tona edhe në zhvillimin e shpejtë të një qasjeje gjithë-qeveritare të mbrojtjes gjithëpërfshirëse. Pra ky koncept përbën një plan reagimi kombëtar të gjithë shoqërisë në rast të gjendjes së jashtëzakonshme, kur ka nevojë për masa mbrojtëse emergjente. Me këtë rast roli i Ministrisë së Mbrojtjes si organ koordinues siguron që shteti të jetë në gjendje të operojë në kushtet e kërcënimit ushtarak – të ristrukturojë shpejt aktivitetet, të mobilizojë burimet e nevojshme për mbrojtjen dhe vazhdimësinë e kryerjes së funksioneve jetike të shtetit. Koncepti përbën njërin nga prioritetet e Ministrit për vitin 2024, ndërsa aktualisht jemi në fazën e hartimit të draftit të konceptit”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Nga kjo ministri kanë thënë se për shkak të ndjeshmërisë së çështjes nuk mund të japin më shumë informacione. /Dukagjini/

Gjithashtu lexoni:

Gjenden eshtra në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Arrestohet 24-vjeçari i dënuar me 2 vjet burgim për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje

Inspektorati i Kryeqytetit gjobit një qytetar në Prishtinë me 200 euro për hedhje të paligjshme të mbeturinave

Kosova News 06/07/2024 06/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Gjenden eshtra në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës
14:31 -20/06/2026
Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në
13:56 -20/06/2026
Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente
13:46 -20/06/2026
MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion
13:43 -20/06/2026
Arrestohet 24-vjeçari i dënuar me 2 vjet burgim për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje
13:40 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?