KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në Spitalin e Prizrenit, për herë të parë fillon shpërndarja e terapisë tabletare onkologjike
Shëndetësi

Në Spitalin e Prizrenit, për herë të parë fillon shpërndarja e terapisë tabletare onkologjike

Kosova News
Kosova News 14:15 -30/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pacientët e rajonit të Prizrenit më nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë në Klinikën e Onkologjisë për të marrë terapinë tabletare onkologjike, ngase nga dita e sotme këtë terapi do të mund ta marrin në Spitalin e Prizrenit.

Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se është shumë i lumtur që falë një pune intensive nga Ministria e Shëndetësisë, ShSKUK, Klinika e Onkologjisë dhe Spitali i Prizrenit, sot po arrijnë që këtë terapi ta japin në Spitalin e Prizrenit, pa pasur nevojë që pacientët të udhëtojnë në Prishtinë.

“Falë punës intensive kemi arritur që këtë ta jetësojmë disa muaj më herët se që ishte planifikuar, kjo do të jetë lehtësim për qytetarët e rajonit të Prizrenit dhe do ta lehtësojë punën edhe të stafit të Klinikës së Onkologjisë që është i mbingarkuar.

Krahas kësaj po investohet në infrastrukturë në Klinikën e Onkologjisë, ku po shtohen kapacitetet ekzistuese me shtretër dhe shërbime shëndetësore”, tha ministri Vitia.

Zëvëndësuesja e drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Narqize Arënliu-Hoxhaj, tha se në projekt është paraparë shpërndarja e terapisë tabletare në Spitalin e Prizrenit dhe atë të Pejës, me qëllim që pacientët të kenë më lehtë të marrin terapinë, e mos të detyrohen të udhëtojnë në Prishtinë.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, tha se mbi 100 pacientë nga rajoni i Prizrenit do të marrin terapinë tabletare 1 herë në muaj në Spitalin e Prizrenit, ku një mjek specialist onkolog dhe 1 infermiere nga Klinika e Onkologjisë do të vinë në spital si asistencë.

Ai përmendi investimet që po bëhen nga MSh dhe ShSKUK, e që do të lehtësojnë marrjen e shërbimeve shëndetësore për pacientët, duke shtuar se furnizimi me terapi onkologjike është i kënaqshëm.

Gjithashtu lexoni:

Kujdes nga gjarpërinjtë, IKSHPK publikon udhëzime për mbrojtje gjatë qëndrimit në natyrë

Modeli i frymëmarrjes është po aq unik sa gjurmët e gishtit dhe mund të zbulojë shumë për shëndetin tuaj

Ky gabim i zakonshëm me kondicionerin dëmton shëndetin dhe shumica nuk e kuptojnë fare

Kurti e Vitia vendosin gurthemelin e QKMF-së 2.4 milionëshe në Shtime

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit

Kosova News 30/06/2023 30/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
few clouds
31° _ 31°
35%
3 km/h
Thu
31 °C
Fri
28 °C
Sat
27 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar
16:55 -19/06/2025
U arrestuan në Dubai, sot pritet ekstradimi i tre shqiptarëve të shumëkërkuar
15:54 -19/06/2025
KEK: Njësia A3 e Termocentralit Kosova A ka dalë nga sistemi
15:42 -19/06/2025
Kurti pret në takim ish-kryetarin e GJND-së Hisashi Owada, e falënderon për rolin në opinionin e GJND-së pë pavarësinë e Kosovës
15:28 -19/06/2025
Publikohen raportet e audituara financiare të partive politike, kush sa ka të hyra e sa shpenzime
15:09 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?