KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në Shqipëri shoferët që bëjnë aksidente paguajnë më shumë për sigurim
Rajon

Në Shqipëri shoferët që bëjnë aksidente paguajnë më shumë për sigurim

Kosova News
Kosova News 16:01 -01/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Shqipëri nga 1 janari 2025, shoferët që bëjnë aksidente, do ta paguajnë më të lartë primin e sigurimit.

Shoferët, të cilët do të bëjnë më shumë aksidente rrugore, do ta paguajnë më primin e sigurimit në shoqëritë e sigurimeve. Ndërsa do të ketë ulje për ata shoferë, të cilët nuk bëjnë aksidente. Skema e re nis nga zbatimi që në 1 janar 2025. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka përcaktuar kriteret për llogaritjen e skemës universale të sistemit “bonus-malus”, që do të zbatohet nga të gjitha shoqëritë e sigurimit që ofrojnë produktin TPL e brendshme në kategoritë B1 (autovetura) dhe B2 (furgona, mikrobusë).


Sistemi “bonus-malus” është një mekanizm i tarifimit në sigurimin e detyrueshëm MTPL, ku primi i zbatuar do të varet nga historiku i dëmeve apo eksperienca e drejtimit të automjetit nga ana e të siguruarit. Ky sistem penalizon ekonomikisht, me rritjen e primit të siguruarin përgjegjës për një ose më shumë aksidente të shkaktuara/raportuara gjatë periudhës së sigurimit.


Në anën tjetër, sistemi favorizon me ulje të çmimit të primit të sigurimit shoferët të cilët nëse gjatë periudhës së konsideruar nuk kanë shkaktuar asnjë dëm. AMF ka shtuar si faktorë risku edhe qarkun ku është regjistruar automjeti, duke i konsideruar me risk të ulët qarqe si Berati, Dibra apo Kukësi, ndërsa qarqet e tjera do të jenë me koeficient “1”.


Megjithatë, sipas kësaj rregulloreje, faktorët e riskut mund të shtohen në varësi të vlerësimit që do të bëjë secila kompani sigurimi. Faktorët e riskut janë: historiku i dëmeve; fuqia motorike; mosha e drejtuesit; eksperienca në drejtim; përdoruesi, individ/subjekt; qarku ku është regjistruar automjeti; vjetërsia e automjetit.


Referuar të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare zbatimi i sistemit “Bonus-Malus” ka dhënë efekte në uljen e numrit të aksidenteve, mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe garantimin e një çmimi më të drejtë në policat e sigurimit TPL.


Në aspektin social, me aplikimin e sistemit “Bonus-Malus” synohet ndërgjegjësimi i publikut për një drejtim sa më të kujdesshëm të automjetit, por edhe rritje e cilësisë së shërbimit të sigurimeve kundrejt konsumatorëve. Nga ana teknike procesi është më transparent dhe përfshirja e formulave matematikore e bën atë një mekanizëm të drejtë, të besueshëm dhe sipas meritës/ rtsh

Gjithashtu lexoni:

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Kosova News 01/01/2025 01/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë
19:14 -11/07/2026
Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj
18:47 -11/07/2026
Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit
18:28 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?