Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar zyrtarisht se në Shqipëri qarkullojnë dy variante të Omicron BA4 dhe me shumë ai BA5.
Sipas zv.ministres së Shëndetësisë Eugena Tomini, pozititiviteti ndaj Covid mbetet i lartë dhe reflektohet me rastet spitalore.
“Vijon një pozitivitet i lartë i prezencës në 24 orëve. Ky pozitivitet reflektohet edhe me prezencën e rasteve spitalore. Ndalesa e dozave të vaksinimit na japin një tablo klinike më të agravuar të rasteve” –shtoi Tomini,
Bashkë-qarkullimi i 2 nën-varianteve te Omicron por dhe virozat stinore në fillim të vjeshtës, pritet të komplikojnë situatën në vendin tonë.