Në një ceremoni zyrtare që simbolizon miqësinë dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të presë Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke shënuar edhe një moment reflektimi për 18 vitet e pavarësisë së Kosovës.
Koha: 15:00
Vendi: Oborri i Ndërtesës së Qeverisë së Kosovës
Sipas njoftimit, mediet e akredituara mund të ndjekin ceremoninë dhe të marrin pamje nga oborri.
“Mediat duhet të jenë të vendosura më së voni në 14:30 dhe të kalojnë paraprakisht përmes kontrollit të sigurisë në hyrjen e ndërtesës.”, thuhet në njoftim.


