KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Në nëntor Kuvendi i përbashkët Kosovë-Shqipëri
Politikë

​Në nëntor Kuvendi i përbashkët Kosovë-Shqipëri

Kosova News
Kosova News 16:09 -20/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në mbledhjen e tetë të dy qeverive Kosovë-Shqipëri u theksua ideja për mbajtjen e një Kuvendi të përbashkët me parlamentet nga të dy anët e kufirit. Kjo po synohet të bëhet më 28 Nëntor, për të shënuar 110-vjetorin e ngritjes së flamurit shqiptar.

Slogani i mbledhjes së tetë të përbashkët të dy qeverive “Të përbashkuar”, sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, merr më shumë kuptim me bashkimin e kuvendeve në 110-vjetrin e pavarësisë së Shqipërisë.

Rama: Në 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë të organizojmë Kuvendin e përbashkët

“Duke qenë se jemi në 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjes së flamurit të pavarur të Shqipërisë, ne të kishim në nëntor të parin Kuvend të përbashkët, me të dyja parlamentet e mbledhura në një dhomë ku po na u dha mundësia dhe po ra dakord të na jepet edhe në të dyve privilegji të adresojmë në këtë dhomë të përbashkët të kuvendit. Nëse bashkërisht arrijmë të bindim të dy kryesitë e kuvendeve që të kemi këtë kuvend të përbashkët, atëherë japim mesazhin për të gjithë ata që lexojnë sloganet e mbledhjeve që këto nuk janë slogane bosh”, ka thënë ai.

Me këtë u pajtua edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili tha se për një gjë të tillë do të marrë pëlqimin edhe të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Kurti: Besoj se do të jemi bashkë në Shqipëri më 28 nëntor

“Në 10 qershor të këtij viti kur ishim në Prizren, e diskutuam idenë e një mbledhje të përbashkët në Vlorë, me rasatin e kremtimit të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe e di që kryetarja e Kuvendit e Republikës së Shqipërisë zonja Lindita Nikolla është dakord. Mua më duhet ta pyes tash edhe kryetarin e Kuvendit tim zotëri Glauk Konjufcën të cilin nuk e kam takuar ende sepse ishte në udhëtim jashtë vendit, do ta takoj sonte dhe besoj që gjithçka do të shkojë në rregull dhe të jemi bashkë me 28 Nëntor. Përveç se një shekull jemi edhe gjysmë orë me vonesë, andaj kishte qenë mirë të nxitojmë sa të prezantimi, pastaj të nënshkrimi i marrëveshjeve dhe tek dreka”, tha kryeministri Kurti.

Mbledhja e tetë e përbashkët në mes të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë u mbajt në Prishtinë ku u nënshkruan disa marrëveshje.

Gjithashtu lexoni:

Sot përpjekja e 31-të e konstituimit të Kuvendit

Konjufca: Opozita po e sakrifikon konstituimin e Kuvendit për shkak të një kandidati që e ka propozuar Vetëvendosje

Parandalohet kontrabandimi i birrave nga Serbia në rajonin e Gjilanit

Haziri: Deputetët e pakicave i janë nënshtruar Kurtit, qeveria e unitetit është zgjidhja e vetme

“Analfabetë akademikë” – Bislimi shpërthen ndaj LDK-së: Ne jemi legjitimë, ju jeni bllokues

TAGGED: Kuvendi i përbashkët Kosovë-Shqipëri, Nëntor
Kosova News 20/06/2022 20/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
clear sky
16° _ 14°
72%
1 km/h
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
29 °C
Tue
20 °C

Lajmet e Fundit

Izraeli sulmon objektet bërthamore e ushtarake të Iranit, Teherani hakmerret me sulm me dronë
09:12 -13/06/2025
Vazhdon edhe sot seanca për rastin “Banjska”
09:01 -13/06/2025
Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara
08:44 -13/06/2025
Sot përpjekja e 31-të e konstituimit të Kuvendit
08:11 -13/06/2025
Izraeli nis sulmin ndaj Iranit
03:52 -13/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?