Dështon themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ngase shumica parlamentar nuk mori pjesë në votim.
Për themelimin e këtij komisioni votuan 29 deputetë, derisa deputetët e shumicës parlamentare nuk votuan, kështu që kjo çështje ka mbetur të shqyrtohet në seancën e radhës.