Në mungesë kuorumi ka dështuar të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për subvencionimin e teksteve shkollore dhe mjeteve shkollore për vitin shkollor 2023/2024.
Në komision ishin të pranishëm vetëm pesë deputetë, si Shemsedin Dreshaj nga radhët e AAK-së, Bekim Haxhiu nga radhët e PDK-së dhe nga radhët e VV-së ishin tre deputetë, Mefail Bajqinovci, Arjeta Fejza dhe Mirlinda Tishukaj Sadiku.