KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në Kosovë sivjet rreth 1,100 raste të reja me kancer, shtohet numri nën 50 vjeç
Shëndetësi

Në Kosovë sivjet rreth 1,100 raste të reja me kancer, shtohet numri nën 50 vjeç

Kosova News
Kosova News 14:12 -02/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Kosovë gjatë vitit janë regjistruar rreth 1,100 raste të reja me kancer.

Kanceri i gjirit mbetet më i shpeshti tek femrat: 230 raste, ndërsa tek meshkujt dominon kanceri i mushkërive.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi, në intervistë për Ekonomia Online, vuri në pah se grupmoshat më të prekura janë ato 50–60 vjeç, por ka një rritje shqetësuese edhe te personat nën moshën 50 vjeç.

“Ne kemi regjistruar në klinikë rreth 1 mijë e 100 pacientë me  kancer për herë të parë, me dominim të kancerit të gjirit. Rreth 230 femra për herë të parë janë prekur nga kjo sëmundje dhe ne i kemi në klinikë. Menjëherë vjen kanceri i dytë më i shpeshtë e që është i pari tek kanceri i meshkujve, ai i kancerit të mushkërive, pastaj hyjnë tumoret e organeve gjenitale. Këto tri patologji të këtyre tri sistemeve bëjnë grupin më të madh të sëmundjeve malinje. Ajo çka është e rëndësishme të ceket që grupmoshat ku dominon kanceri në përgjithësi, pra edhe kanceri i gjirit, mushkërive, vazhdon të jetë grupmoshat 50-60 vjet, por këto dy-tri vitet e fundit ka një tendencë që grupmoshat e reja nën 50 vjet të kemi një incidencë më të lartë sesa viteve paraprake”, tha ai.

Kurtishi tha se kjo lë të kuptohet se duhet të kemi kujdes më shumë dhe të bëjmë vizita më shpesh,

sidomos tek moshat 30-50 vjeç për zbulim më të hershëm dhe te mjekohet sa më mirë.

“Grupmoshat e reja trajtohen në Klinikën e Pediatrisë, sepse Klinika e Onkologjisë trajton adultët dhe tumoret solide, pra jo hematologjikë dhe jo pediatrikë. Numri i këtyre rasteve është i vogël, pra i fëmijëve. Të dhënat e kancer- regjistrit klinik të onkologjisë, së bashku me sëmundjet malinje, grumbullohen dhe informatat e detajuara janë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, i cili bën regjistrimin e të gjitha këtyre rasteve”.

Ai theksoi rëndësinë e mosneglizhimit të simptomave dhe shmangien e vetëdiagnostikimit.

“Kanceri, në përgjithësi. është i rëndë në çfarëdo forme, përpos formave fillestare kur sëmundja kapet dhe trajtohet me sukses shumë të madh. Edhe përkundër faktit që ka trajtime shumë të avancuara sot, qofshin radioterapeutike apo kirurgjikale, prapëseprapë mbetet sfidë. Tumoret apo sëmundjet që arrijnë një fazë të zhvillimit kur sëmundja është e avancuar shumë, edhe përkundër mjekimeve të sofistikuara, mund të ketë një rrjedhë joadekuate. Të kemi vizita të shpeshta te mjeku, të mos hezitojnë të bëjnë një vizitë te mjeku. Është më mirë të bëjnë një vizitë tek mjeku dhe që ajo të jetë shkak që sëmundja të zbulohet herët. Të mos i neglizhojmë simptomat për çfarëdo ndryshimi që shfaqet në trupin tonë, të mos marrim mendime nga persona jo kompetentë dhe as të bëhemi mjek i vetvetes”, tha Kurtishi.

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 02/08/2025 02/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc
12:38 -08/07/2026
Ardian Gjini e Daut Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit
12:06 -08/07/2026
Ymer Dragusha dënohet me dy vjet burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare
11:49 -08/07/2026
Certifikimi i rezultateve hap afatet kushtetuese, Cakolli shpjegon hapat për konstituimin e institucioneve të reja
11:35 -08/07/2026
Certifikohen rezultatet zgjedhore të 7 qershorit
11:29 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?