KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë mbahet Konferenca Ndërkombëtare e Hulumtimeve në Arsim
Arsim

Në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë mbahet Konferenca Ndërkombëtare e Hulumtimeve në Arsim

Kosova News
Kosova News 18:31 -10/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Instituti për Hulumtime dhe Zhvillim në Arsim ka organizuar Konferencën Ndërkombëtare të Hulumtimeve në Arsim- KICER 2022.

Referuar faqes zyrtare të Fakultetit të Edukimit, thuhet se konferenca organizohet me qëllim që të ofrohen njohje dhe praktika të reja shkencore , me synim përmirësimin  e cilësisë së arsimit në Kosovë dhe një nga temat që do të trajtohet është “Zhvillimi i qasjes së bazuar në dëshmi në edukim, në një kontekst në ndryshim”. Në hapje të konferencës e pranishme ishte edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Ministrja Nagavci në fjalën e saj përgëzoi Universitetin e Prishtinës dhe Fakultetin e Edukimit për këtë nismë dhe uroi që kjo konferencë të prodhojë rezultate që do t’i shërbejnë vetë Fakultetit dhe Ministrisë së Arsimit, si hartuese e politikave në arsim.

“Kërkimi në fushën e arsimit është i nevojshëm për të pasuruar rezultatet shkencore dhe për të përmirësuar praktikat mësimore.

Hulumtimet në arsim udhëzojnë reformën në këtë fushë dhe kontribuojnë shumë në ndryshimin e shoqërisë, në mënyrë që të avancohet niveli i punës shkencore dhe akademike në universitet. Tashmë është hartuar Plani Strategjik për Arsimin 2022/26, ku zhvillimi i arsimit të lartë dhe shkencës është një nga prioritetet e kësaj strategjie, e që është në harmoni edhe me programin qeveritar.

Fakulteti i Edukimit krijon kuadro për sistemin tonë shkollor dhe këtë konferencë e sheh si përpjekje serioze për të avancuar praktikat e përgatitjes së mësimdhënësve cilësorë”, ka theksuar ministrja Nagavci.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, në fjalën e saj tha se tashmë është dëshmuar se shumë shtete pasi kanë arritur të zhvillojnë sistemin arsimor kanë zhvilluar edhe fushat tjera, ndërsa shtoi se rëndësia e kësaj konference është në funksion të zhvillimit të arsimit.

Konferenca do të zgjasë dy ditë dhe të me kumtesat e tyre shkencore pritet të prezantojnë të gjeturat një numër i madh i pjesëmarrësve. Dita e dytë e konferencës do të zhvillojë punimet online./KosovaNews/  

Gjithashtu lexoni:

PISA 2025: Nxënësit e Kosovës mbeten nën mesatare

AVONET kërkon përgjegjësi për mungesën e ditarëve shkollorë

​Vetëm 55.1% e kandidatëve kalojnë afatin e dytë të Maturës Shtetërore 2026

Përurohet Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Ilir Konushevci” në Llugë të Podujevës, investim rreth 1.8 milion euro

Çeku viziton SBASHK-un në ditën e parë të vitit të ri shkollor

TAGGED: Fakulteti, Konferenca, Nagavci, prezantimet
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?