Në Zyrën e Republikës së Kosovës në Beograd të martën është festuar 16-vjetori i pavarësisë.
Më 17 shkurt, Kosova bëri 16 vjet prej shpalljes shtet i pavarur, sovran e demokratik.
E sot, pas 10 ditësh, në Zyrën në Beograd organizuar nga ambasadori Jetish Jashari janë mbledhur figura për ta shënuar këtë përvjetor.
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës ishte shënuar me një organizim të tillë edhe vitin e kaluar në Beograd.
Deputeti shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi, ka ndarë disa foto nga manifestimi.