KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ndizen qirinj në përkujtim të viktimave të masakrës së Reçakut
Lajme

Ndizen qirinj në përkujtim të viktimave të masakrës së Reçakut

Kosova News
Kosova News 21:31 -15/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot, në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, përkujtohen civilët e vrarë 24 vjet më parë në fshatin Reçak, me ndezjen qirinjve në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Qytetarë të shumtë i janë bashkëngjitur këtij aktiviteti në nderim të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Kryetari i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, Bardhyl Mahmuti tha se dita e përkujtimit të viktimave të gjenocidit ka një numër të madh të aktiviteteve që kanë ndërmarrë si qendër “Gjenocidi në Kosovë- plagë e hapur” për të shënuar këtë ngjarje të rëndësishme në historinë e popullit tonë, sepse lidhet me një ngjarje tepër të trishtueshme që është një plagë e hapur për të gjitha vuajtjet që na ka shkaktuar politika e gjenocidit në Kosovë.

“Shteti serb jo vetëm që nuk njeh krimet e gjenocidit që ka kryer në Kosovë, përkundrazi aplikon një logjikë të mohimit permanent. Kjo logjikë e vazhdueshme e shtetit serb për të mohuar krimin dhe gjenocidin dhe për ta sjellë para drejtësisë të gjithë zinxhirin nga koka komanduese deri tek ekzekutorët para drejtësisë plaga jonë do të mbetet e hapur dhe ne e kemi për obligim të ngremë zërin aq sa kemi fuqi, sepse nuk mund të shtet krimi më i shëmtuar që ka ndodhur në fund të shekullit 20 me popullin shqiptar të Kosovës”, ka thënë ai.

Mahmuti tha se mobilizimi këtë vit është shumë më i suksesshëm sesa vitet paraprake.

“Sot mund të themi se dita e gjenocidit të Kosovë është një ditë ndërkombëtare e dhimbjes së popullit shqiptar. Sot në orën 19:30 janë ndez qirinj për t’u përkujtuar të gjitha viktimat në të katër anët e globit dhe do të vazhdohet të ndizen qirinj në përputhje me orën 19:30 në vendet lokale. Në SHBA do të jenë disa orë më vonë dhe në vendet e tjera do të ketë gjithashtu në përputhje me orën lokale. Gjithkund ku ka shqiptarë në botë, por jo vetëm shqiptarë, sepse me iniciativën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, janë solidarizuar edhe shkrimtarë spanjollë e artisë spanjollë, regjisorë norvegjezë, edhe filozofë e realizatorë të ndryshëm danezë e Italinë. Kemi një mobilizim të gjithanshëm dhe ne si shqiptarë e kemi për obligim të ri-rreshtojmë të gjitha energjitë tona pa dallime partiake e ideologjike, rajonale, gjithkund ku jemi të mobilizohemi dhe të ngremë zërin për të ndëshkuar krimin e gjenocidit dhe të ndriçohen të gjitha aspektet e krimeve të gjenocidit, të ngremë zërin që të ngadhënjejë drejtësia”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

Edhe në rigjykim, Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit

Mot i kthjellët, reshje nga mesi i javës

Aliu: Shtimja i dha mbi 50% mbështetje Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje

Vetëvendosje fiton Kaçanikun, asnjë qendër s’e fiton PDK-ja!

Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

Kosova News 15/01/2023 15/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

KQZ-ja përfundon numërimin
11:30 -08/06/2026
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe profesional
10:53 -08/06/2026
99.84% e kutive të votimit janë numëruar, kanë mbetur vetëm edhe katër kuti
10:35 -08/06/2026
Kurti falënderon qytetarët pas zgjedhjeve: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtetin
10:18 -08/06/2026
Publikohen çmimet, nafta 1.54 €, benzina 1.41 €
09:44 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?