Një motoçiklist është goditur gjatë mbrëmjes të se dielës, rreth orës 23.46, nga një veturë në Veternik të Prishtinës.
Bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit, motoçiklisti i goditur ka ndërruar jetë, .
Sipas Policisë, i dyshuari për, është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, shkruan KosovaNeës.
Policia njofton se aksidenti ka ndodhur në Veternik rreth orës 23:46.
“Raportohet se një i dyshuar i panjohur derisa ka qenë duke lëvizur me veturë me targa lokale ka goditur motoçikletën që drejtohej nga viktima mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur. Si pasojë e aksidentit viktima ka ndërruar jetë, ”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.