KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ndarja e shtesave për mjekët, reagon Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës
EkonomiShëndetësi

Ndarja e shtesave për mjekët, reagon Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës

Kosova News
Kosova News 16:11 -29/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) përmes një reagimi publik ka shprehur shqetësimin lidhur me shtesat e përfituara nga mjekët specialist të kujdesit parësor, dytësor dhe tretësor.

Në reagimin thuhet në këto shtesa nuk janë përfshirë të gjitha kategoritë e sistemit shëndetësor.

“Pas njoftimit të marr nga anëtarësia e saj mbi shtesën e përfituar nga mjekët specialist të kujdesit parësor, dytësor dhe tretësor dhe pas analizës së bërë të nenit 4 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4,nenit 30 të Ligjit nr.08/L-196 për pagat në sektorin publik si dhe Rregullores nr.03/2023 për shtesën e nënpunësve të sistemit shëndetësor, shpreh shqetësimin e saj duke qenë se kriteret për marrjen e kësaj shtese bien ndesh me qëllimin e saj. Sepse në këtë rregullore po edhe në Ligj qartazi theksohet se përfitues të kësaj shtese janë gjithë nëpunësit e sistemit shëndetësor që kanë zgjedhur të punojnë në sektorin publik”, thuhet në reagim.

Tutje ata thonë “jemi të indinjuar thellë me veprimet të cilat janë ndërmarr gjatë hartimit të listës së përfituesve në të cilën nuk janë përfshirë të gjitha kategoritë e tjera të nëpunësve të sistemit shëndetësor duke filluar nga infermierët, mjekët në specializim dhe mjekët e përgjithshëm”.

“Duke e parë dhe ditur punën dhe profesionalizimin e të gjitha këtyre kategorive të anashkaluar e me theks të veçantë të infermierëve, përfitimi i kësaj shtese do të ndikonte sado pak në plotësimin e hendekut të krijuar në raport me pagat aktuale”.

Mes tjerash në reagim thuhet se “frustrimi shtohet edhe më shumë kur ky veprim i realizuar në prag të festave ka ndikuar në shtimin e demotivimit dhe denigrimit të pjesës dërmuese të  nëpunësve të sistemit shëndetësor”.

“Andaj, FSSHK e konsideron si të qëllimshëm gjithë këtë proces dhe e siguron të gjithë anëtarësinë e saj se këtë çështje e cila për ne është diskriminuese, do ta atakojë në të gjitha instancat e lejuara me legjislacionin në fuqi”.

Gjithashtu lexoni:

ADAC: Mbushni veturat tani – nafta do të shtrenjtohet ndjeshëm

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit

ASK: Kosova me rritje të ndjeshme të turistëve

Problemet me përcaktimin e çmimeve të produkteve farmaceutike, reagon Shoqata

Rifillojnë punimet në rrugën që lidhë fshatrat e Gjilanit me Preshevën

Kosova News 29/12/2023 29/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

ADAC: Mbushni veturat tani – nafta do të shtrenjtohet ndjeshëm
14:08 -15/06/2025
Më 26 qershor hapet afati për dorëzimin e listave me kandidatë, KQZ: Do të verifikohen të gjithë
14:03 -15/06/2025
Ekskluzive – Edhe një polic tjetër ndalohet në kufi me Serbinë – pritet të deportohet
13:50 -15/06/2025
Berisha: Secili mandatar që i siguron 60, e ka edhe votën time
13:12 -15/06/2025
Nata e dytë e Beerfest Kosova 2025 pritet të ndez atmosferën në Prishtinë
13:10 -15/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?