Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar sot se ka dërguar në mbajtje për 48 orë gruan që dyshohet se sulmoi fizikisht gazetaret e portalit “lajmi.net”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, e pandehura me inicialët M.B dyshohet se ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, dhe njëjta është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa është intervistuar edhe një person i dyshuar i përfshirë në këtë rast.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik lidhur me sulmin ndaj të dëmtuarave-gazetareve se, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe grumbullimit të provave shtesë, si dhe riintervistimit të njërit nga të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e M.B., e dyshuar për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, sipas KPRK-së. E njëjta është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa është intervistuar edhe një person i dyshuar i përfshirë në këtë rast. Po ashtu, në këtë çështje penale janë marrë deklaratat e palëve të dëmtuar dhe në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë veprime të tjera hetimore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Ndryshe, lidhur me këtë sulm ndaj gazetarëve mbrëmë ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK),


