KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ndalimi i festivalit “Mirëdita, Dobar dan”, MPJD-ja me thirrje për bashkësinë ndërkombëtare
Politikë

Ndalimi i festivalit “Mirëdita, Dobar dan”, MPJD-ja me thirrje për bashkësinë ndërkombëtare

Kosova News
Kosova News 17:02 -28/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje


Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar ashpër pasi Serbia ndaloi mbajtjen e festivalit kulturor “Mirëdita, Dobar dan”.

Në një komunikatë zyrtare, nga MPJD-ja thonë se “këtë fushatë të egër publikisht e nisi njeriu i listave të zeza dhe ish shefi i BIA, Vulin”, shkruan Indeksonline.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të dënojnë me gjuhën më të ashpër veprime të tilla të autoriteteve të Serbisë për ndalimin e festivalit i cili është mbajtur 10 herë, në Kosovë dhe Serbi dhe që kishte për qëllim të bashkonte artin, kulturën, aktivistë të të drejtave të njeriut e të paqes dhe që synonte të krijonte ura bashkëpunimi dhe nxiste ndërtimin e paqes në rajon” thuhet mes të tjerash në komunikatë.

Ky është njoftimi i plotë:

Ndalimi i festivalit “Mirëdita, Dobar dan” në Serbi me urdhër të ish-zëdhënesit të regjimit gjenocidal të Millosheviqit, aktualisht zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daqiq, është edhe një dëshmi e vazhdimit të politikës, mendësisë dhe veprimeve të regjimit të kaluar.

Këtë fushatë të egër publikisht e nisi njeriu i listave të zeza dhe ish shefi i BIA, Vulin, të cilit pastaj iu bashkua ai që duhej të ishte në krye të organizimit të festivalit dhe mirëvajtjes së tij, ministri i Kulturës, Nikola Selakoviq. Kjo dëshmon qartë se si regjimi autoritar i presidentit serb Vuçiq funksionon, dhe se ky regjim është vazhdimësi besnike e politikave, mendësisë dhe veprimeve kriminale të regjimit të Millosheviqit.

Ky vendim i qeverisë serbe vërteton edhe një herë se qeveria serbe është kundër çdo lloji dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të dënojnë me gjuhën më të ashpër veprime të tilla të autoriteteve të Serbisë për ndalimin e festivalit i cili është mbajtur 10 herë, në Kosovë dhe Serbi dhe që kishte për qëllim të bashkonte artin, kulturën, aktivistë të të drejtave të njeriut e të paqes dhe që synonte të krijonte ura bashkëpunimi dhe nxiste ndërtimin e paqes në rajon.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi po përcjell nga afër të gjitha zhvillimet e fundit dhe do t’ju njoftojë në kohë reale për zhvillimet e reja mbi këtë çështje.

Arrestohet një serb në Gazimestan

Gjithashtu lexoni:

Rizvanolli: `Importi i energjisë nga Serbia` është dezinformatë

Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës “Srpska”, konstaton Themelorja

Murati kritikon prokurorët: Hetojnë punëtorët që denoncojnë plaçkitjen, jo ata që vodhën 4.4 milionë euro

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Memli Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

Kosova News 28/06/2024 28/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
63%
1 km/h
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C

Lajmet e Fundit

Gërmime në Dubravë, Haliti: Nuk gjenden mbetje mortore
00:02 -22/06/2025
Dita Kombëtare e Sllovenisë festohet në kampin e KFOR-it, në Prishtinë
23:20 -21/06/2025
Albanian Roots, mbahet parada shqiptare në New York
23:16 -21/06/2025
DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve
22:25 -21/06/2025
Ukraina u kërkon aleatëve perëndimorë t’i ndajnë 0.25% të GDP-së për ta shtuar prodhimin e armëve
22:07 -21/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?