KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ndalimet e udhëtimit në SHBA -reagime të zemëruara në Europë
Botë

Ndalimet e udhëtimit në SHBA -reagime të zemëruara në Europë

Kosova News
Kosova News 12:41 -24/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

HateAid, një organizatë gjermane këshillimi që lufton gjuhën e urrejtjes dhe nxitjen e urrejtjes në internet, është vendosur në shënjestër të administratë së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Dy drejtorëve të organizatës jofitimprurëse, së bashku me tre evropianë të tjerë, u është ndaluar hyrja në SHBA për dyshime censurimi të platformave amerikane në internet, siç njoftoi Departamenti i Shtetit i SHBA-së në X. Në një deklaratë, dy drejtoreshat ekzekutive të HateAid, Josephine Ballon dhe Anna-Lena von Hodenberg, thanë se “nuk ishin të befasuara”. “Është një akt represioni nga një qeveri që shpërfill gjithnjë e më shumë sundimin e ligjit dhe përpiqet t’i bëjë të heshtë kritikët me gjithë fuqinë e saj.”

Rubio flet për “ideologë në Europë”
Ndalimi i udhëtimit, sipas deklaratave zyrtare amerikane drejtohet kundër “aktivistëve radikalë” dhe organizatave joqeveritare që kanë nxitur masa censure nga vende të treta. “Për një kohë shumë të gjatë, ideologët në Evropë kanë udhëhequr përpjekje të organizuara për të detyruar platformat amerikane të ndëshkojnë ato pikëpamje amerikane që nuk u përshtaten atyre”, shkroi Sekretari i Departamentit të Shtetit, Marco Rubio në X. Rubio kërcënoi me ndalime të mëtejshme udhëtimi.

Ndalimi i udhëtimit prek edhe ish-Komisionerin francez të BE-së Thierry Breton, i konsideruar si arkitekti i “Digital Services Act”, Aktit të Shërbimeve Dixhitale, i cili rregullon platformat online në BE. Legjislacioni dhe zbatimi i tij praktik kanë për qëllim të parandalojnë shfaqjen e një hapësire ku funksionon ligji në internet. Rubio foli për një “sulm ndaj të gjitha platformave amerikane të teknologjisë dhe popullit amerikan nga qeveritë e huaja”. Breton shkroi në platformën X: “Për miqtë tanë amerikanë: Censura nuk po ndodh aty ku mendoni se po ndodh.” Qeveria franceze reagoi gjithashtu me zemërim.

Qeveria amerikane vendosi gjithashtu sanksione ndaj Clare Melford, themelueses së Indeksit Global të Dezinformimit Britanik (GDI), dhe Imran Ahmed, themeluesit të Qendrës për Kundërshtimin e Urrejtjes Dixhitale (CCDH), e cila vepron në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ahmed jeton në Uashington dhe tani përballet me dëbim nga SHBA-ja. Pronari i X, Elon Musk, e kishte etiketuar Qendrën për Kundërshtimin e Urrejtjes Dixhitale si një “organizatë kriminale” vitin e kaluar./DW

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 24/12/2025 24/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?