KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » NATO-ja përgatit planet ushtarake për t’u mbrojtur kundër Rusisë
Botë

NATO-ja përgatit planet ushtarake për t’u mbrojtur kundër Rusisë

KosovaNewss
KosovaNewss 23:27 -03/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

 Forcat e armatosura të Rusisë janë të dëmtuara, por aspak të shkatërruara në luftën në Ukrainë, tha të hënën një oficer i lartë ushtarak i NATO-s, teksa paraqiti rishikimin më të madh të planeve ushtarake të organizatës që nga Lufta e Ftohtë, nëse Moska guxon të zgjerojë konfliktin.

“Ata mund të mos jenë të paprekur, por sigurisht nuk janë në gjendje të rëndë,” u tha gazetarëve Kryetari i Komisionit Ushtarak të NATO-s, Admirali Rob Bauer. “Pra, ne kurrë nuk duhet të nënvlerësojmë rusët dhe aftësinë e tyre për t’u riorganizuar”.

Presidenti Joe Biden dhe homologët e tij të NATO-s kanë vendosur të miratojnë një ndryshim të madh të sistemit të planifikimit të aleancës në takimin e nivelit të lartë në kryeqytetin lituanez, Vilnius javën e ardhshme.

NATO-ja, si organizatë, nuk i ofron armë apo municione Ukrainës duke kërkuar të shmangë hyrjen në një luftë direkte me Rusinë, një vend i pajisur me armë bërthamore. Në të njëjtën kohë, ajo po forcon masivisht sigurinë e vendeve anëtare pranë Rusisë, Ukrainës dhe Bjellorusisë.

Rreth 40,000 trupa janë në gatishmëri nga Estonia në veri, deri në Rumani, në Detin e Zi. Rreth 100 avionë ngrihen në qiell në atë territor çdo ditë dhe 27 anije luftarake janë duke operuar në Detin Baltik dhe Mesdhe. Këto shifra pritet të rriten.

Sipas planeve të saj të reja, aleanca e NATO-s synon të ketë deri në 300,000 trupa gati për të lëvizur në krahun e saj lindor brenda 30 ditëve.

Admirali Bauer tha se planifikimi i ri i NATO-s bazohet në fuqinë e ushtrisë ruse përpara se Presidenti Vladimir Putin të niste luftën kundër Ukrainës pothuajse 17 muaj më parë. Ai tha se lufta ka varfëruar ushtrinë ruse, por jo forcat e saj detare, apo ajrore.

Nga forcat tokësore të Rusisë, rreth “94% janë të angazhuar në luftën në Ukrainë,” tha admiral Bauer.

“Ajo që ne shohim në përgjithësi është se rusët janë të kujdesshëm rreth NATO-s. Ata nuk po kërkojnë një konflikt me NATO-n. Mendoj se kjo është një shenjë se janë shumë, shumë të ngarkuar,” tha ai. “Nga pikëpamja e forcave tokësore, nuk mendoj se kanë shumë forca në dispozicion për t’i bërë diçka dikujt tjetër. Por ne jemi të bindur se rusët do të riorganizohen”, tha ai. “Ne do të vazhdojmë t’i shikojmë si një kërcënim serioz, në det dhe në ajër, veçanërisht, në hapësirë ata janë ende shumë, shumë, të aftë. Dhe sigurisht në fushën bërthamore”.

31 vendet anëtare të NATO-s morën pjesë në një “konferencë shqyrtimit të forcave” javën e kaluar në një përpjekje për të kuptuar se sa trupa dhe sa pajisje ka aleanca në dispozicion, për t’iu përgjigjur çdo sulmi rus, si në planin afatshkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë.

Ekspertët dhe disa diplomatë të NATO-s, kanë shprehur dyshime për gatishmërinë e vendeve anëtare për të vënë në gatishmëri një total prej 300,000 trupash.

Për sa i përket aftësisë së NATO-s për të ekzekutuar planet, nëse ato nevojiten në të ardhmen, admirali Bauer përshëndeti angazhimin e pritshëm në Vilnius nga presidenti Biden dhe udhëheqësit e tjerë, për të rritur shpenzimet e mbrojtjes, të cilat duhet të ndihmojnë në sigurimin e komandantëve me pajisjet që u nevojiten.

Në vitin 2014 vendet e NATO-s ranë dakort, që deri në vitin 2024, çdo vend të shpenzonte 2 për qind të Prodhumit të Përgjithshëm të Brendshëm për ushtrinë. Në takimin e javës së ardhshme, pritet që udhëheqësit ta caktojnë 2 përqindëshin si kufirin minimal dhe jo si buxhetin maksimal që duhet synuar. /VOA

Gjithashtu lexoni:

Shtyhen bisedimet SHBA-Iran, Vance anulon udhëtimin në Zvicër

JD Vance kritikon Netanyahun: Duhet të përballeni me realitetin

Kush është negociatori që do të udhëheqë Iranin në fazën tjetër të bisedimeve me SHBA-në?

Zelensky: Nëse Ukraina digjet, edhe Moska do të digjet

SHBA-ja dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës

KosovaNewss 03/07/2023 03/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?