KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Natë zjarri në Rusi! Sulmohet muzeu historik në Krime dhe rafineri nafte në mbarë vendin
Botë

Natë zjarri në Rusi! Sulmohet muzeu historik në Krime dhe rafineri nafte në mbarë vendin

Kosova News
Kosova News 14:48 -10/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Nuk ndalen sulmet mes Ukrainës dhe Rusisë. Dronët e Kievit goditën një muze historik në Sevastopol, në Krimenë e aneksuar nga Rusia, bënë të ditur autoritetet lokale, të cilat reduktuan shërbimet hekurudhore gjatë natës përballë intensifikimit të sulmeve ajrore.

Muzeu i goditur përkujton Luftën e Krimesë në vitet 1853–1856, mes Perandorisë Ruse dhe një koalicioni që përfshinte Perandorinë Osmane, shkruan A2 CNN.

Guvernatori i instaluar nga Rusia në Sevastopol njoftoi në Telegram se çatia e muzeut kishte marrë flakë, por nuk ofroi detaje të mëtejshme mbi dëmet apo viktimat. “Armiku do të paguajë për sakrilegjin”, tha guvernatori Razvozhayev në postimin e tij.

Ndërkohë, në pjesë të tjera të Krimesë, autoritetet reduktuan numrin e trenave gjatë orëve të natës, pasi një sulm me dronë plagosi drejtuesin e një treni dhe vrau asistentin e tij.

Në shënjestër u vu gjithashtu edhe rajoni i Samarës në Rusi, ku u godit një nyje e rëndësishme e industrisë së naftës në lumin Vollga, zonë ku ndodhen rafineri të shumta të kontrolluara nga gjigandi i naftës Rosneft. Autoritetet u bënë thirrje banorëve të Samarës të kërkonin strehim, ndërsa transporti publik u pezullua pas aktivizimit të sirenave të alarmit.

Sulmet e vazhdueshme të Ukrainës ndaj infrastrukturës energjetike në Rusi kanë detyruar Moskën të kufizojë prodhimin e naftës, ndërkohë që vendi mbetet prodhuesi i tretë më i madh i naftës në botë.

Në rajonin jugor të Rostovit, pranë kufirit me Ukrainën, copat e një droni të rrëzuar shkaktuan zjarr në një cisternë nafte në një zonë civile, ndërsa në rajonin qendror të Vladimirit dy struktura industriale morën flakë.

Në total, Rusia deklaroi se rrëzoi 326 dronë gjatë natës, me disa dhjetëra prej tyre që ishin drejtuar drejt Moskës.

Gjithashtu lexoni:

Rusia: Ideja e bashkimit të Moldavisë me Rumaninë është një “tallje me logjikën e shëndoshë”

Një i vdekur dhe dy të zhdukur pas sulmit me raketë ndaj një tankeri pranë Omanit

Rrëzohet një helikopter ushtarak në Pakistan, asnjë i mbijetuar

Irani pretendon sulm me dronë ndaj Flotës së 5-të amerikane në Bahrein

Qindra emigrantë shpëtohen në ujërat pranë Kretës

Kosova News 10/06/2026 10/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
18° _ 15°
71%
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
20 °C
Sat
20 °C
Sun
20 °C

Lajmet e Fundit

Gjykata Themelore në Prishtinë vendos datën e seancës fillestare për rastin e krimeve të luftës ndaj 21 të akuzuarve
15:45 -10/06/2026
Shqipëri – Papunësia rikthehet në rritje në fillim të vitit, bien punësimi dhe aktiviteti ekonomik
15:44 -10/06/2026
Policia e Kosovës trajnohet nga KFOR’i për ndihmën e parë emergjente
15:40 -10/06/2026
Ferizaj: Shqiptohen 40 gjoba ndaj automjeteve dhe motoçikletave
15:37 -10/06/2026
Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6.8%
15:33 -10/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?