KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci uron fillimin e vitit të ri shkollor, përmend Projektligjin për Arsimin e lartë
Arsim

Nagavci uron fillimin e vitit të ri shkollor, përmend Projektligjin për Arsimin e lartë

Kosova News
Kosova News 20:40 -03/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë (MASHTI), Arbërie Nagavci, u ka uruar të hënën të gjithë nxënësve dhe mësuesve vitin e ri shkollor.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Nagavci ka thënë se po fillojnë këtë vit të ri akademik me urimin që të jetë një vit i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë,

Duke theksuar se si Ministri e Arsimit kanë krijuar mundësi të reja të përkrahjes financiare për studentët e të gjitha niveleve të, Nagavci ka deklaruar se me politikat që i kanë ndërmarrë deri tash, janë siguruar që të kemi avancim të integritetit akademik e përmirësim të cilësisë.

Më tutje, Nagavci ka thksuar se kanë finalizuar Projektligjin për Arsimin e lartë i cili, siç ka thënë ajo, garanton cilësi dhe autonomi universitare.

Pas raportimit të disa rasteve të plagjiaturës në UP, Nagavci ka njoftuar se kanë nxjerrë vendimin për pajtueshmërinë e punimeve dhe publikimeve shkencore me etikën në hulumtim të stafit akademik të institucioneve të arsimit të lartë (IAL).

Sipas saj, me këtë vendim, obligohen të gjitha IAL-të që me rastin e deklarimit të stafit akademik në platformën e-akreditimi të AKA-së të bëjnë ngarkimin e disertacionit të doktoratës dhe të publikimeve në revistat e indeksuara, në platformat e përcaktuara me Manualin e AKA-së për akreditim.

Nagavci, ka njoftuar se kanë përkrahur në veçanti grupet e nënpërfaqësuara si vajzat e gratë që studiojnë shkencën, teknologjinë, inxhinierinë e matematikën (STEM), komunitetet joshumicë e personat me nevoja të veçanta.

Më tutje, Nagavci ka deklaruar se kanë investuar në zhvillimin e shkencës e inovacionit për komunitetin akademik e më gjerë, ku sipas saj kanë ngritur strukturat kombëtare për përkrahje të pjesëmarrjes e konkurrimit në programin më të madh të kërkimit e inovacionit në Evropë-Horizon  Europe.

Gjithashtu, ajo ka theksuar se po punojnë që të lidhin transferin e njohurive nga institucionet e arsimit të lartë në biznese e industri.    

Në fund të urimit, Nagavci ka deklaruar se do të vazhdojnë të mbështesin fuqishëm studentët e mësimdhënësit universitarë.

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla: Propozimi i Listës Serbe skandaloz, s’ka popull serb në Kosovë veç komunitet

Haziri thotë se LDK do të votojë çdo kandidat të VV-së për kryetar të Kuvendit

Kosova vendos masë antidamping ndaj importit të farës së grurit nga Serbia

KFOR-i dhe Islanda zgjasin bashkëpunimin për hapësirën ajrore të Kosovës deri në vitin 2028

PISA 2025: Nxënësit e Kosovës mbeten nën mesatare

TAGGED: Arberie Nagavci
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?