KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci: T’i përmirësojmë rezultatet në arsim, nuk kemi kohë të presim
Arsim

Nagavci: T’i përmirësojmë rezultatet në arsim, nuk kemi kohë të presim

Kosova News
Kosova News 17:07 -26/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, e Shkencës, e Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se humbjet e shkaktuara nga pandemia janë shumë serioze dhe do të kenë ndikime afatgjatë në të radhën te fëmijët dhe në përgjithësi në zhvillimin e shoqërisë. Ajo, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka thënë se këtë e kanë dëshmuar analizat dhe vlerësimet e bëra nga institucione dhe organizata të ndryshme në botë, të cilat janë marrë me humbjet që ka shkaktuar pandemia covid-19.

“Fëmijët tanë kanë nevojë për ne! Secili dhe së bashku t’i zbusim humbjet nga pandemia dhe t’i përmirësojmë rezultatet në arsim. Humbjet që ka shkaktuar pandemia janë shumë serioze dhe me ndikim afatgjatë në të ardhmen e fëmijëve tanë, si dhe në mirëqenien e zhvillimin e shoqërisë. Këtë e kanë dëshmuar tashmë analizat dhe vlerësimet e bëra nga institucione e organizata të rëndësishme në botë, të cilat kanë vlerësuar se humbjet që pandemia Covid-19 ka shkaktuar në arsim ishin më të mëdha se sa u parashikuan”, ka theksuar ministrja.

Sipas saj, Banka Botërore ka vlerësuar se para pandemisë 57% e dhjetëvjeçarëve në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme nuk mund të lexonin një histori të thjeshtë, ndërsa kjo shifër mund të jetë rritur në 70%.

Po ashtu, Banka Botërore ka vlerësuar se ndërprerja e mësimit gjatë pandemisë mund t’u kushtojë fëmijëve 21 trilionë dollarë fitime gjatë jetës së tyre, ndërsa analistët tërheqin vëmendjen se dëmi mund të jetë masiv në shumë vende me të ardhura mesatare, e ku bën pjesë edhe Kosova.

“Këto analiza dhe shumë të tjera të bëra për ndikimin e pandemisë në arsim, si dhe në shëndetin mendor e fizik të fëmijëve, janë tregues të qartë se fëmijët tanë kanë nevojë për përkrahje në shumë aspekte, që të mund të shfrytëzojnë potencialin e tyre dhe të zënë hapin.

MAShTI po punon me intensitet të shtuar për të përmirësuar rezultatet në arsim, por bashkëpunimi i ngushtë mes prindërve, mësimdhënësve dhe nivelit lokal e qendror, është i domosdoshëm.

Nuk kemi kohë të presim!”, ka shkruar ministrja Nagavci në profilin e saj në Facebook.  

Gjithashtu lexoni:

Rezultatet e PISA, ministrja Kumbaro zbulon objektivat: Një mijë laboratorë inteligjentë dhe kurrikula të reja

PISA 2025: Nxënësit e Kosovës mbeten nën mesatare

AVONET kërkon përgjegjësi për mungesën e ditarëve shkollorë

​Vetëm 55.1% e kandidatëve kalojnë afatin e dytë të Maturës Shtetërore 2026

Përurohet Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Ilir Konushevci” në Llugë të Podujevës, investim rreth 1.8 milion euro

TAGGED: ndikim, pandemia, rezultatet
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?