KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci: Tekstet do të dërgohen në shkolla në fund të korrikut
Arsim

Nagavci: Tekstet do të dërgohen në shkolla në fund të korrikut

Kosova News
Kosova News 17:49 -22/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, e Shkencës, e Teknologjisë dhe Inovacionit, ka thënë se tekstet shkollore do të shpërndahen me kohë për fillim të vitit të ri shkollor 2022-2023, për të gjithë nxënësit.

Sipas saj, nuk do të ketë më vonesa dhe papërgjegjësi në shpërndarje dhe pranim të teksteve shkollore.

“Këtë vit jemi përkujdesur që palët e përfshira në procesin e shpërndarjes dhe pranimit të teksteve shkollore të jenë të informuar mirë për afatet kohore dhe përgjegjësitë e tyre. Neglizhenca e askujt nuk guxon të dëmtojë nxënësit tanë”, ka thënë ajo.

Ministrja ka deklaruar se Komisioni për evidentimin dhe shpërndarjen e teksteve shkollore (KEShTSh), i themeluar nga MAShTI, do të mbikëqyrë zbatimin e përgjegjësive nga DKA-të dhe shkollat në proces të përzgjedhjes së teksteve shkollore nga aktivet profesionale, raportimin e numrit të saktë të kërkesave për tekste shkollore, pranimin e porosive dhe shpërndarjen e teksteve shkollore.

“Kalendari i aktiviteteve për shpërndajen e teksteve shkollore dhe përgjegjësitë institucionale të secilit tashmë janë ndarë me të gjithë. Është hera e parë që një proces kaq i rëndësishëm po strukturohet opercionalisht si duhet. Tekstet shkollore nuk do të dërgohen më në shkollat tona në fillim të shtatorit, gjatë procesit mësimor, por shumë më herët, në kohë, në fund të muajit korrik.

MAShTI do të jetë në përkrahje të vazhdueshme të DKA-ve dhe shkollave në këtë proces, por nuk do të lejojë që obligimet ligjore të palëve të kalojnë në shpërdorim apo neglizhencë institucionale.

Jemi të përkushtuar për tekste shkollore cilësore për nxënësit tanë dhe shpërndarja e teksteve me kohë për të gjithë nxënësit është një pjesë e rëndësishme e këtij rrugëtimi.

Të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e palëve mund të gjenden në Udhëzuesin për evidentimin dhe shpërndarjen e teksteve shkollore”, ka shkruar ministrja në profilin e saj në “Facebook”.

https://masht.rks-gov.net/udhezues-per-evidentimin…/…

Gjithashtu lexoni:

PISA 2025: Nxënësit e Kosovës mbeten nën mesatare

AVONET kërkon përgjegjësi për mungesën e ditarëve shkollorë

​Vetëm 55.1% e kandidatëve kalojnë afatin e dytë të Maturës Shtetërore 2026

Përurohet Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Ilir Konushevci” në Llugë të Podujevës, investim rreth 1.8 milion euro

Çeku viziton SBASHK-un në ditën e parë të vitit të ri shkollor

TAGGED: afatet, SHKOLLAT, tekstet
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?