KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci takon ambasadorin e Austrisë dhe shefen e ADA-s
Arsim

Nagavci takon ambasadorin e Austrisë dhe shefen e ADA-s

Kosova News
Kosova News 18:07 -18/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka pritur në takim Ambasadorin e Austrisë, Georg Schnetzer, si dhe shefen e re të zyrës së Agjencisë Austriake për zhvillim në Kosovë(ADA), Rita Glavitza me të cilët kanë diskutuar për bashkëpunimin në fushën e Arsimit në mes Republikës së Austrisë dhe Republikës së Kosovës.

Ministrja, Arbërie Nagavci shprehu falënderime për ambasadorin Georg Schnetzer, duke theksuar vlerësimin e madh për bashkëpunimin e afërt dhe ndihmën e vazhdueshme të Austrisë në zhvillimin e arsimit në Kosovë. Ministrja gjithashtu vlerësoi mbështetjen e Austrisë për plotësimin e të gjitha nevojave të sistemit arsimor në Kosovë, duke e konsideruar këtë ndihmë jetike për përmirësimin e cilësisë së arsimit në vend.

Gjatë këtij takimi, ministrja Nagavci informoi ambasadorin Schnetzer për përparimet në arsimin dual në Kosovë, me ç’rast tha se, ky sistem ka filluar në vitin 2022 në katër profile, është zgjeruar në 12 profile, në 14 komuna, duke dhënë rezultate të shkëlqyera. Ministrja gjithashtu përmendi se, është punuar në modelin e financimit të institucioneve bazuar në performancë, një model i frymëzuar nga Austria dhe Gjermania, zhvilluar me ndihmën e ekspertëve nga këto shtete.

Ndërsa, Ambasadori i Republikës së Austrisë, Georg Schnetzer, prezantoi shefen e re të zyrës së ADA-së në Kosovë, Rita Glavitza. Ai theksoi se, znj. Glavitza duke qenë në këtë detyrë në pak muaj, është familjarizuar me shumicën e projekteve, sidomos ato në sektorin e arsimit të lartë. Ambasadori, Schnetzer konfirmoi se bashkëpunimi në fushën e arsimit do të vazhdojë me mbështetjen e Republikës së Austrisë.

Ky takim evidentoi angazhimin e përbashkët të të dyja palëve për përmirësimin e arsimit dhe përforcimin e lidhjeve mes dy vendeve.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Universitetet hapin portat e dijes

Provimi i Maturës 2025 pa ndryshime në format – MASHT paralajmëron masa ndaj shkelësve

Nagavci mbështet Panairin e Shkencës dhe Kulturës në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë

Ahmeti nënshkruan marrëveshje për mbështetjen dhe fuqizimin e të rinjve

Senati i UP-së miraton tri rregullore për standarde në avancime

Kosova News 18/12/2024 18/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen kutitë e para me elektronikë në zgjedhjet e Shqipërisë, dalin rezultatet
21:25 -11/05/2025
Presidentja Osmani nga Mauthauseni: “Kurrë më – të mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë”
20:59 -11/05/2025
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit
19:54 -11/05/2025
KEK mohon pretendimet e gazetarit Lirim Mehmetaj: “Dezinformatë për diskreditim të padrejtë”
17:22 -11/05/2025
Motoçiklistët e humbur dje nuk ishin nga Suhareka, pjestarët nga “Theranda Motocross” i gjetën 4 turistët nga Prishtina që humben në malet Shterpcës
16:50 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?