KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci: Nuk do të ketë Kontratë Kolektive vetëm për mësimdhënës
Arsim

Nagavci: Nuk do të ketë Kontratë Kolektive vetëm për mësimdhënës

Kosova News
Kosova News 12:49 -29/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se nuk do të ketë Kontratë Kolektive të veçantë për Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), siç ka qenë deri më tani.

Të enjten në konferencën e fundvitit, Nagavci, e cila para disa javëve, ka shkëputur Kontratën Kolektive me SBASHK-un, ka thënë se shpreson që kontratat të tilla politike të mos ketë në të ardhmen.

“Për Kontratën Kolektive nuk kemi opinion ligjor se ka pasur shkëputje të njëanshme ashtu siç pretendon SBASHK-u. Unë shpresojë që asnjëherë më të mos realizohen kontrata të këtilla për qëllime politike. Benefitet ata asnjëherë nuk i kanë marrë, ato është dashur që përmes gjykatave t’i marrin ato. Në raport me kontratën e re, ne jemi në bisedime edhe me Qeverinë që të ketë kontratë të përgjithshme kolektive e jo në sektorë”, ka thënë Nagavci.

Në Kontratën Kolektive të shkëputur, parashiheshin benifite për mësimdhënësit, për mbulimin e shpenzimeve për udhëtim, kompensim të shujtës dhe shpërblim jubilar, pasi e ka kualifikuar sit ë jashtëligjshme

Shkëputjen e Kontratës SBASHK-u e ka quajtur veprim anti-ligjor.

Nagavci po ashtu është deklaruar për mos arritjen e kompensimit të 22 ditëve mësimore, të humbura gjatë mbajtjes së grevës.

Ajo ka thënë se pretendimet e prindërve se fëmijët pësojnë lodhje psikike me mbajtjen e mësimit gjatë ditëve të shtuna, nuk qëndrojnë.

“Unë ju bëjë thirrje të gjithëve që ta zbatojnë kalendarin e ri shkollor në plotësi. Diskutimet për lodhjen e fëmijëve nuk qëndrojnë, sidomos pas pushimit veror të stërzgjatur”, ka thënë ajo.

Sa i përket 32 zyrtarëve serbë, Nagavci, ka thënë se ata i janë rikthyer punës dhe çdo dy javë janë duke dërguar raporte për angazhimin e tyre. Në kohën kur zyrtarët serbë filluan të japin dorëheqje si shenjë pakënaqësie për planin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa serbe, Nagavci ka thënë se në adresë të ministrisë së saj nuk është paraqitur asnjë flet-dorëheqje

“Kemi pasur një njoftim që dorëheqjet t’i marrin në veri, mirëpo asnjë dorëheqje zyrtarisht nuk ka ardhur në ministrinë tonë. Të gjithë janë duke punuar”, ka thënë ajo.

Sa i përket dorëheqjes së zëvendësministrit Dukagjin Pupovci, ajo nuk ka treguar se kush do të vijë në vend të tij.

Gjithashtu lexoni:

Aliu: Shtimja i dha mbi 50% mbështetje Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje

Vetëvendosje fiton Kaçanikun, asnjë qendër s’e fiton PDK-ja!

Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

KQZ: Deri në orën 17:00 kanë votuar 546 mijë qytetarë, pjesëmarrja 10.76 për qind më e ulët se në zgjedhjet e fundit

Ku po votohet më shumë e ku më pak? Dalin shifrat e fundit të KQZ-së

Kosova News 29/12/2022 29/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?