KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci: Të fillojë mësimi, shumica e kërkesave të mësimdhënësve janë plotësuar
Arsim

Nagavci: Të fillojë mësimi, shumica e kërkesave të mësimdhënësve janë plotësuar

Kosova News
Kosova News 14:45 -10/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka reaguar pas mos arritjes së marrëveshjes me SBASHK-un, që nënkupton vazhdimin e grevës.

Në një postim në Facebook, Nagavci e ka akuzuar SBASHK-un si palë barrikaduese.

Ajo po ashtu ka shtuar se se shumica e kërkesave të mësimdhënësve janë plotësuar.

“Sikur çdoherë deri më tani, edhe sot dhe çdo çast jam e gatshme për bashkëpunim. E hapur për rekomandime e kritika konstruktive. E vullnetshme për të punuar në avancimin të pozitës së mësimdhënësve ashtu si dhe në vlerësim e ridizajnim të politikave që shpiejnë në përmirësim të rezultateve”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu:

Nuk ka marrëveshje, SBASHK-u thotë se Greva vazhdon

Postimi i plotë i Nagavcit:

Ka vetëm një palë të barrikaduar.

Pozicioni ynë legjitim është: Të fillojë mësimi. Shumica e kërkesave të mësimdhënësve janë plotësuar, vazhdojmë dialogun e mirëfilltë social.

Pozicioni i drejtuesve të SBASHK: Nuk fillon mësimi para se të plotësoni kërkesën tonë për 100 euro ose për shumën që merremi vesh.

Sikur çdoherë deri më tani, edhe sot dhe çdo çast jam e gatshme për bashkëpunim. E hapur për rekomandime e kritika konstruktive. E vullnetshme për të punuar në avancimin të pozitës së mësimdhënësve ashtu si dhe në vlerësim e ridizajnim të politikave që shpiejnë në përmirësim të rezultateve.

Arsimi në radhë të parë është çështje e përmbajtjes dhe cilësisë.

Çdo orë më shumë e humbur është me pasoja për fëmijët që shkojnë në çerdhet e shkollat publike, për të gjithë ne.

Andaj, të dashur mësues, mos refuzoni të bëni punën më fisnike, atë të mësimdhënies.

Çdo ditë jashtë klasave, ju bën me vetëdije ose jo, pjesë të agjendave të grupeve të interesit që asnjë interes të përbashkët me ju a me arsimin si fushë nuk e kanë. Përkundrazi, kanë kontribuar në gjendjen që e kemi të gjithë.

Mësimi është mbi të gjitha.

Greva ka kuptim kur nuk dëmton nxënësit dhe procesin mësimor. Në situatën aktuale më shumë është shantazh, e përballë shantazhit nuk ka rrugë tjetër veçse të qëndrojmë për vlerat antishantazh.

Gjithashtu lexoni:

Kurti falënderon ambasadorin turk në takimin lamtumirës: Turqia, partnere dhe aleate e rëndësishme e Kosovës

Kurti pret bashkëpunim me kryeministrin britanik në ruajtën e demokracisë nga Rusia dhe Serbia

Tre shtetas të Kosovës humbin jetën afër Bllacës

Pacolli: Bajrami po gënjen për Deponinë e Sferkës, KMDK-ja nuk e menaxhon atë

Policia e Kosovës parandalon kontrabandën me mallra në Zubin Potok

TAGGED: Arberie Nagavci, Arsim, greva, SBASHK
Kosova News 10/09/2022 10/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik
23:05 -20/07/2026
Kurti: Gazetari Behlul Jashari i shërbeu së vërtetës
22:43 -20/07/2026
Dëmët në bujqësi nga breshëri, ministri Muja nesër e viziton Istogun
22:40 -20/07/2026
Komunat e Kosovës, në qendër të tranzicionit energjetik dhe klimatik
20:59 -20/07/2026
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 13 vendpunishte në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë
19:35 -20/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?