Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se Platforma më e rëndësishme shkencore në botë, Scopus e ka njohur Republikën e Kosovës.
Ajo ka thënë se përkundër nismave individuale të hulumtuesve që Kosova të jetë e listuar në një nga platformat më të mira në botë, siç është Scopus, deri më tani ka munguar pjesa institucionale e veprimit dhe si rezultat, e gjithë puna e hulumtuesve tanë nga Kosova deri më tani i është faturuar Serbisë.
Sipas Nagavcit, kjo do t’i ndihmojë shtetit të Kosovës që të bëjë politika të bazuara në të dhëna.
“Kjo është mundësuar falë përkushtimit të zyrtarëve të MASHTI dhe ndihmës së madhe të partnerëve zhvillimorë. I falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë drejtim, në veçanti Programin Fulbright dhe Dr. Jaimie Rubin, e cila do të vijë të punojë me ne në MASHTI në mars të vitit 2023”, shkroi Nagavci.


