KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mësohet orari i ndeshjeve të Kosovës në Ligën e Kombeve
Sport

Mësohet orari i ndeshjeve të Kosovës në Ligën e Kombeve

Kosova News
Kosova News 12:12 -09/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e nis në shtëpi rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve të UEFA-s. Për kundërshtare të parë do ta ketë Rumaninë.

Ndeshja Kosova – Rumania luhet më 6 shtator. Tri ditë më vonë luan ndaj Qipros në udhëtim.

Më 12 tetor do ta zhvilloj një tjetër ndeshje në udhëtim. Për kundërshtare do ta ketë Gjibraltarin ose Lituaninë.

Më 15 tetor e pret Qipron, ndërsa dy ndeshjet e fundit të Grupit 2 Të Ligës C, do t’i ketë në nëntor.

Më 15 nëntor luan në udhëtim ndaj Rumanisë, derisa tri ditë më vonë e pret, Gjibraltarin ose Lituaninë.

Këto dy përfaqësuese do të përballen kundër njëra-tjetrës në plejaut. Fituesi pastaj do t’i bashkohet grupit.

Për Kosovën kundërshtarët nuk janë të panjohur. Rumaninë e kishte në grupin kualifikues për “Euro 2024”, kurse Qipron në edicionin e tretë të Ligës së Kombeve.

Kosova barazoi pa gola ndaj Rumanisë në Prishtinë më 16 qershor, ndërsa humbi në Bukuresht më 9 shtator me rezultatin, 2:0.

Kosova pati telashe në Bukuresht, në ndeshjen që e pati zhvilluar në shtator. Ndeshja ishte ndërprerë në minutën e 18-të, kur një grup huliganësh rumunë në stadium pati shfaqur panon “Kosova është Serbi”.

Ndeshja më pas nuk pati vazhduar për plot 50 minuta.

Në edicionin e kaluar të Ligës së Kombeve, Kosova fitoi dy ndeshjet e saj përballë Qipros. E mposhti në udhëtim 2:0 më 2 qershor, ndërsa fitoi 5:1 në Prishtinë më 27 shtator.

Pati fituar në miqësore ndaj Gjibraltarit 1:0 më 10 tetor të vitit 2019. Fitore pati shënuar edhe ndaj Lituanisë. E pati mposhtur thellë 4:0 në mars të vitit 2021.

“Nuk është grup i keq. Janë ekipe që i njohim nga e kaluara. Nuk mund të them që është grup i dobët, është grup korrekt. Grup që mund të kalohet duke pasur parasysh formën që po e kalojnë aktualisht lojtarët nëpër klubet e tyre. Uroj që ta kemi grupin e kompletuar për të gjitha ndeshjet. Uroj të jemi në vendin e parë. Besoj se do të jemi në vendin e parë. Realisht kërkojmë të jemi në vendin e parë. Ky është edhe objektivi ynë, pasi tani do të ndjekim rezultatet, edhe pse asgjë në futboll nuk ka të sigurt. Por uroj të kemi më shumë fat”, ka thënë të enjten kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Gjithashtu lexoni:

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit

Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit

Francë – Spanjë, formacionet zyrtare

Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush

Kosova News 09/02/2024 09/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Zgjerimi i rrugës QMI-Lipjan, Basha ndan pamjet nga punimet
10:02 -16/07/2026
Policia interviston pronarin e lokalit në Han të Elezit nga ushqimi i së cilit dyshohet se janë helmuar disa persona
09:37 -16/07/2026
Rritet çmimi i naftës, MINT publikon tarifat e reja
09:13 -16/07/2026
Nipi shtiu mbi axhën, policia jep detaje rreth plagosjes në Fushë-Kosovë
08:46 -16/07/2026
Mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 30°C
08:43 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?