Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, ka shpërndarë fotografi nga Lugina e Preshevës, duke thënë se po qarkullojnë vetura të shumta me targa RKS.
“Këmbëngulje, vendosmëri, reciprocitet… dhe një dashuri që s’kufizohet nga kufijtë”, ka shkruar ai.
Mustafa tutje ka thënë se Lugina është bërë më e bukur “kur Kosova shfaqet në çdo skaj të saj”.
Nga data 1 janar me automjetet e tyre me targat RKS, shtetasit e Kosovës kanë filluar të kalojnë edhe nëpër Serbi, pa pasur nevojë që t`i ndërrojnë apo mbulojnë ato. Ky vendim ka filluar zbatimin në fillimvit, teksa marrëveshja ishte arritur që në vitin 2011 në Bruksel.


