KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Musliu: Rama më shkarkoi pas një dreke pune me Lumir Abdixhikun
Politikë

Musliu: Rama më shkarkoi pas një dreke pune me Lumir Abdixhikun

Kosova News
Kosova News 13:20 -06/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ilirik Musliu, i cili ditë më parë u shkarkua nga pozita e drejtorit në Shërbime Publike në Komunën e Prishtinës ka thënë se vendimin e kryetarit, Përparim Rama për shkarkim e ka pritur në mënyrë shokuese.

Kjo pasi siç thotë ai nuk ka pasur ndonjë paralajmërim më herët por se e ka kuptuar përmes postimit në Facebook të publikuar nga Rama.

I ftuar në “Rreth e Rrotull”, Musliu konsideron se shkarkimi i tij u bë për arsye politike e jo i bazuar në performancë siç ka deklaruar Rama.

“E kam kuptuar përmes një shkrimi të tij në Facebook, për mua ka qenë totalisht e papritshme dhe shokuese kur kemi punuar shumë ngushtë, drejtoria jonë ka qenë drejtoria me performancën më të mirë por në të njëjtën kohë edhe Rama ka deklaruar se koalicioni po ec mirë, nuk e di nga erdhi vendimi”, ka thënë Musliu.

Sipas tij, vendimi është dashur të diskutohet paraprakisht dhe të ftohet nga Rama në tavolinë e jo përmes postimeve.

“Ka qenë e ulët, pas punës 2 vjecare që kemi bërë, kemi merituar të na thirrin në tavolinë, arsyetimi është qesharak nuk ka të bëjë me punën, por me politikën”, ka vijuar ai.

Ai thotë se vendimi për shkarkimin e tij ka ardhur pikërisht pas një dreke pune që ka pasur Rama me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Ka qenë një drekë pune me Lumirin Abdixhikun, dhe pas asaj ka ardhë ky vendim, nuk dua të besoj apo paragjykoj, por ka pasur një kronologji të ngjarjeve”, shkruan dukagjini.com

Musliu thotë se prej se ka marrë detyrën si drejtor asnjëherë nuk është përfshirë në debate politike dhe se ka pritur që edhe puna e tij të vlerësohet në bazë të performancës e jo në bazë të politikës.

Arsyetimi për shkarkimin e tij ka qenë gjendja e keqe me mbledhjen e mbeturinave në kryeqytet, derisa për këtë ai thotë se përgjegjëse është kompania rajonale “Pastrimi”.

Ai është shprehur i habitur dhe i shokuar nga ky vendim, pasi thotë se bashkëpunimi me Ramën ka qenë i mirë dhe për këtë arsye ka pritur një trajtim njerëzor dhe profesional.

Ndryshe, më 2 shkurt, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë vendim për të liruar nga detyra drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu.

Musliu ishte pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) parti e koalicionit qeverisës në kryeqytet.

Rama shkarkon nga detyra drejtorin e shërbimeve publike nga radhët e PDK-së

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Kosova ka nevojë për Qeveri Nacionale të Tranzicionit

Partisë Guxo i bashkohet një pjestar i Famijes Geci nga Llausha, Gërvalla: sot i hapëm dyert një guximtari të ri – Fatos Gecit

Osmani takoi përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në konsultime për funksionimin kushtetues të Kuvendit

A ka mundësi për zgjedhje të reja? Osmani: Pa u pajtuar për konstituim, s’mund të pajtohen për zgjedhje

Presidentja Osmani: Nëse zvarritet procesi i konstituimit, i drejtohem Kushtetueses

Kosova News 06/02/2024 06/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
overcast clouds
20° _ 19°
53%
1 km/h
Thu
17 °C
Fri
11 °C
Sat
11 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë, shembull i suksesit në arsimin e lartë falë mbështetjes nga Qeveria e Kosovës
18:52 -15/05/2025
Gjykata e Lartë Spanjolle tregon për çfarë akuzohet Raul Asencio
18:44 -15/05/2025
Abdixhiku: Kosova ka nevojë për Qeveri Nacionale të Tranzicionit
18:29 -15/05/2025
Partisë Guxo i bashkohet një pjestar i Famijes Geci nga Llausha, Gërvalla: sot i hapëm dyert një guximtari të ri – Fatos Gecit
18:24 -15/05/2025
Osmani takoi përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në konsultime për funksionimin kushtetues të Kuvendit
18:00 -15/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?