KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Murati: Ulja e akcizës, 8 € dobi për familjet, 10 mln € më pak për shtetin
Lajme

Murati: Ulja e akcizës, 8 € dobi për familjet, 10 mln € më pak për shtetin

Kosova News
Kosova News 14:00 -03/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri Financave, Hekuran Murati që në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit foli në emër të Qeverisë, tha se nuk qëndron argumenti se qeveria nëse ulë taksat nuk humb për shkakun se ka rritje të çmimit dhe kësisoj mbledhë TVSH.

Ai tha se ulja për 16 cent e akcizës për një familje që shpenzon 50 litra në muaj, përkthehet në 8 euro, ndërkaq për shtetin kjo përkthehet 10 milionë euro më pak të hyra.

“Një opozitë e cila në emër të mosndërhyrjes në tregun e lirë kishte quar në Kushtetuese ligjin për çmimet tavan, sot thotë ‘i kërkojmë Qeverisë me rezolutë, ndërhyj në treg’. Këtu nuk e kanë  për qytetarët, e kanë për bizneset që i mbështesin këto parti, sepse për qytetarët ulja për 16 cent e akcizës për një familje që shpenzon 50 litra në muaj naftë, përkthehet në 8 euro. Pra, 8 euro, ju kujtohet që kur i kemi filluar shtesat e fëmijëve me nga 10 euro në muaj, janë po këta që patën thënë janë vitra, janë lëmoshë 10 euro. Ndërkaq, propozimi i tyre tash është ‘uleni akcizën le t’i kursejnë familjet 8 euro në muaj’, ndërkaq për shtetin kjo përkthehet 10 milionë euro më pak të hyra”, tha Murati.

Ministri i Financave tha se kjo mund të thuhet vetëm nga ata ekonomistë që nuk e kanë njohurinë e thellë sa i përket edhe koncepteve të tjera bazike, siç është elasticiteti i çmimit. “Pra, është koncept bazik për ekonomi që po huqet nga shumë prej ekonomistëve të opozitës”, tha Murati.

Ai ka folur për të dhëna zyrtare nga Dogana e Kosovës, të cilat, sipas tij, tregojnë se për vitin aktual rritja të hyrave është vetëm 5, 6 për qind, ndërkaq e buxhetuar tek tatimet indirekte ku bëjnë pjesë akciza dhe TVSH-ja, është 11, 3 për qind.

“Pra 11, 3 për qind është rritja e buxhetuar, ndërkaq të hyrat janë rritur vetëm 5, 6 për qind, që nënkupton rritje nën tregun e buxhetuar. Pra, tashmë jemi në mungesë buxhetore sa i përket akcizës dhe TVSH-së nga nafta”, tha ai.

Ndërkohë, sipas tij, argumenti tjetër opozitar se rritja e çmimit të naftës nënkupton edhe transferim të rritjes tek çmimet e tjera, kjo, tha ai, ndodhë çdo kund. “Por, problemi është se mbajtja e çmimit të naftës në shitje me pakicë në nivel të ulët, jo domosdo ndikon në uljen e çmimeve tjera”.

Murati tha se përderisa shteti, qeveria nuk ka mekanizëm kontrolli për të mbrojtur tavane apo marzha të fitimit tavan edhe në të gjitha produktet, ajo është e pamundur që të reflektohet në ulje apo mosrritje të çmimeve të tjera.

Gjithashtu lexoni:

Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog

Rizvanolli: Trainkosi me rritje të udhëtarëve dhe ulje të shpenzimeve

Kosova siguron grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit

Kosova News 03/04/2026 03/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh
20:16 -22/07/2026
Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur
19:44 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?