KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Murati: Partitë opozitare nuk e besojnë që do të jenë në qeverisje pas 9 shkurtit, prandaj ikën nga seanca për buxhetin
Ekonomi

Murati: Partitë opozitare nuk e besojnë që do të jenë në qeverisje pas 9 shkurtit, prandaj ikën nga seanca për buxhetin

Kosova News
Kosova News 15:25 -22/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Financave Hekuran Murati, ka thënë se partitë opozitara as vet nuk e besojnë që dë të jenë në qeverisje pas 09 shkurtit, prandaj iken nga seanca e djeshme për buxhetin.

“ Po ta besonte opozita aktuale njëmend se do të vijnë në pushtet, ashtu siç pretendojnë nëpër studio televizive, patjetër se dje do duhej që edhe ata ta votonin ligjin e buxhetit, njësoj sikurse e patëm bërë ne në vitin 2020. Por as vetë partitë opozitare nuk e besojnë që do të jenë në qeverisje pas 9 shkurtit, prandaj edhe ikën nga seanca dje, të painteresuar fare se çfarë buxheti po miratohej – sepse nuk do t’u vije rasti për ta menaxhuar”, ka shkruar Murati në facebook.

Postimi i plotë i Muratit:

Në seancën e djeshme për buxhetin, opozita e dëshmoi që as ata vetë nuk e besojnë, kur e thonë se do të vijnë në qeveri pas 9 shkurtit.

Në fund të vitit 2020, kur Qeveria Hoti e përbërë nga opozita e sotme dhe e shpallur e paligjshme, kishte sjellë në Kuvend Ligjin e Buxhetit për vititn 2021, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje pati vendosur ta votonte buxhetin e përgatitur nga qeveria në ikje.

Kjo për arsye se ne ishim plotësisht të bindur që pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, do të ishim ne ata që do të udhëheqnim me qeverinë, dhe ishim të interesuar që çështja e buxhetit të kryhej sa më shpejtë, e me sa më pak amandamente, ashtu që kur të vinim ne në qeveri, edhe rishikimi i buxhetit të ishte më i lehtë.

Tani, po ta besonte opozita aktuale njëmend se do të vijnë në pushtet, ashtu siç pretendojnë nëpër studio televizive, patjetër se dje do duhej që edhe ata ta votonin ligjin e buxhetit, njësoj sikurse e patëm bërë ne në vitin 2020.

Por as vetë partitë opozitare nuk e besojnë që do të jenë në qeverisje pas 9 shkurtit, prandaj edhe ikën nga seanca dje, të painteresuar fare se çfarë buxheti po miratohej – sepse nuk do t’u vije rasti për ta menaxhuar.

Gjithashtu lexoni:

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

Operacion për krime lufte në rastin “Reçaku II”, arrestohen pesë persona në Kosovë

MINT publikon çmimet e derivateve, nafta dy cent më lirë se dje

KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Kosova News 22/11/2024 22/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?