KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mungesa e anesteziologëve e lë Neurokirurgjinë me një sallë operimi
Shëndetësi

Mungesa e anesteziologëve e lë Neurokirurgjinë me një sallë operimi

Kosova News
Kosova News 10:30 -28/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Afër 2 milionë euro është shuma që Klinika e Neurokirurgjisë ka përfituar për modernizimin e pajisjeve mjekësore. Këto pajisje do të mundësojnë intervenime që nuk kanë qenë të mundura të realizohen më parë në QKUK, ka thënë drejtori i klinikës, Besnik Elshani.

Elshani ka thënë se me këto pajisje do të reduktohet edhe numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit. Ai ka thënë se falë këtyre aparaturave, do të ndihmojnë në rastet të cilat diagnostikohen me forma më agresive të kancerit që origjinën e kanë në tru. Krahas kësaj, projekti përfshin edhe rinovimin e sallës së dytë operative.

“Klinika e Neurokirurgjisë është përfituese e projektit nga Ministria e Shëndetësisë në vlerë prej 2 milionë eurosh që nënkupton pajisjet më moderne teknologjike, neurokirurgjikale të kohës, që përfshin pajisjet siç janë; neorumikroskopi elektronik i gjeneratës më të re, neuronavigatori, neuroendoskopi, fluoroskopi dhe këtu përfshinë edhe rinovimi i sallës operative të klinikës sonë”, ka thënë Elshani.

E duke folur për pajisjet e reja, Elshani ka thënë se do të mundësojnë reduktimin e numrit të pacientëve që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit.

“Sigurisht që rezultatet nuk do të mungojnë për arsye se me këto pajisje është një përparësi e madhe sepse Klinika e Neurokirurgjisë, nuk do të jetë ajo klinikë nga e cila nuk do të shkojnë pacientët për trajtim jashtë vendit”, ka thënë tutje Elshani.

E mungesa e anesteziologëve, ka bërë që Klinika e Neurokirurgjisë të punojë me vetëm një sallë operative. Për këtë, Elshani kërkon që sa më shpejtë të shtohet numri i tyre dhe të funksionojnë me dy salla të operacionit, raporton EO.

“Sa i përket Klinikës së Neurokirurgjisë në përgjithësi, mund të them se në kuadër të kapacitetit që kemi dhe ne që punojmë tani, kemi vetëm një sallë operative për momentin dhe kjo është një hendikep që e kemi. Në pritje të padurueshme do thosha, që të kemi sallën e dytë. Kjo pra varet njëkohësisht nga Shërbimi i Anesteziologjisë, i cili është premtuar që me rastin e renovimit të sallave, do të kemi kapacitetin edhe të sallës së dytë operative”, u shpreh Elshani, teksa me kapacitetet që kanë numri i operacioneve shkon në 600.

“Kjo ndërlidhet sigurisht edhe me numrin e operacioneve. Operacionet neurokirurgjikale aktualisht me një sallë operative, në vitin që lamë pas kemi arritur një vit rekord në historinë e Neurokirurgjisë, kemi bërë më shumë se 625 operacione. Pra synimi është që me kapacitetin e dy sallave operative, për kokë banori, sigurisht që numri i operacioneve do të ishte i kënaqshëm nëse do arrihej mbi 1 mijë”, potencoi Elshani.

Gjithashtu lexoni:

Kurti e Vitia vendosin gurthemelin e QKMF-së 2.4 milionëshe në Shtime

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit

Problemet me përcaktimin e çmimeve të produkteve farmaceutike, reagon Shoqata

Kosova ndalon importin e deleve e dhive nga Shqipëria

Kurti e Vitia marrin pjesë në përurimin e renovimit të Repartit të Pulmologjisë në Prizren

Kosova News 28/10/2023 28/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 12°
71%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
31 °C
Fri
28 °C

Lajmet e Fundit

Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX-it në Kosovë
22:56 -16/06/2025
ShBA-ja dërgon aeroplanë në Evropë dhe aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme
22:33 -16/06/2025
Tableti më i fuqishëm i lojërave Android ka një emër të ri dhe një datë lansimi
22:20 -16/06/2025
Lideri iranian në shënjestër? Netanyahu thotë se vrasja e tij do t’i jepte fund konfliktit
21:58 -16/06/2025
Lushtaku i reagon Klan Kosovës: Lajmi i publikuar është dezinformues dhe tendencioz
21:42 -16/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?