Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Armend Muja, ka njoftuar se ka vizituar nga afër punimet për rrënimin e objekteve të ndërtuara në pronën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Sipas Mujës, punimet janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë dhe në përputhje me planifikimet e përcaktuara.
Ai e ka cilësuar këtë proces si një hap të rëndësishëm drejt kthimit të plotë të pronës në funksion publik, duke theksuar se në këtë hapësirë pritet të realizohen projekte që do t’i shërbejnë sektorit të bujqësisë dhe qytetarëve.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt kthimit të plotë të kësaj prone në funksion publik dhe realizimit të projekteve që do t’i shërbejnë sektorit të bujqësisë dhe qytetarëve”, ka deklaruar Muja.
Tutje, ai ka ritheksuar përkushtimin për administrimin e pronës publike me përgjegjësi, ligjshmëri dhe në interes të zhvillimit të vendit.


