KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Muja i përgjigjet kritikave të Bajramit: Nën autoritetin e saj janë nënshkruar 15 tenderë njëburimor, u avulluan edhe 529 mijë euro
Lajme

Muja i përgjigjet kritikave të Bajramit: Nën autoritetin e saj janë nënshkruar 15 tenderë njëburimor, u avulluan edhe 529 mijë euro

Kosova News
Kosova News 15:57 -27/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja u është përgjigjur kritikave të opozitës dhe akuzave të tyre lidhur me kontratat njëburimore.

Gjatë intervistës në emisionin “Përballje” Muja ka thënë se e vërteta për kontratat njëburimore duhet të shihet në bazë të shifrave.

Referuar deklaratave të opozitës që kjo qeveri do të mbahet mend si qeveri e tenderëve njëburimor, Muja ka thënë se është e kundërta.

“Tenderët e njëburimor, në dy vitet e fundit janë përgjysmuar. Që ta keni parasysh tenderët njëburimor  gjatë Qeverisë Kurti, sidomos në dy vitet e fundit janë përgjysmuar dhe nuk është më trajtë për krahasim nga 600 tenderë një burimor, që janë nënshkruar mesatarisht në dhjetë vitet e fundit, në dy vitet e fundit ka ra në 300”, ka thënë Muja.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se rekordi i tenderëve një burimor ka qenë pikërisht gjatë qeverisjes së partive aktuale që janë në opozitë.

Ai ka shtuar se tenderët njëburimor nuk nënshkruhen vetëm nga Qeveria dhe ministritë e linjës.

“Nga 2043 tenderë njëburimor që janë nënshkruar në vitin 2021-2024, 875 janë nënshkruar nga komuna, 820 ndërmarrjet publike, 307 ministritë dhe qeveritë, 230 agjencitë e pavarura, 195 institucionet e pavarura kushtetuese e gjyqësore dhe 66 nga ndërmarrjet publike lokale. Rreth gjysma e tenderëve njëburimor nënshkruhen nga kryetarët që vijnë nga partitë opozitare”, ka thënë Muja.

Muja ka theksuar se kjo është e vërteta, duke shtuar se qeveria dhe ministritë i kanë nënshkruar vetëm 15 për qind prej tyre.

“Pra 85 për qind e tenderëve një burimor që janë nënshkruar në tri vitet e fundit, ose më shumë se tri vite, nuk kanë të bëjnë fare me ministri ose qeveri, kjo është e vërteta. Rekordi për nga numri, shifra, përqindja, pjesëmarrja e tenderëve njëburimor në kuadër të gjithë tenderëve është pikërisht në vitin 2015 që ka qenë 16 për qind e në vitin dy 2008 ka qenë 18 për qind janë pikërisht PDK edhe LDK, e kanë këtë rekord. Domethënë, përfaqësuesit e këtyre ky rekordeve të tenderëve njëburimor sot e bëjnë zhurmën më të madhe”, tha Muja.

Ai shtoi se në vitin 2023 i ke pas 332 tenderë njëburimor, në vitin 2020 i ke pas 885, vitin 2018 kanë qenë 743, në vitin 2013 645, në vitin 2009 kanë qenë 760.

Muja i është përgjigjur konkretisht akuzave nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami. Muja ka thënë se Halil Thaçi kishte të drejtë kur i tha deputetes Bajrami që nën autoritetin tuaj janë nënshkruar 15 tenderë njëburimor pikërisht nga zonja Bajrami.

“Nuk është shpifje të thuhet që gjatë autoritetit të saj në bazë të KRPP-së është nënshkruar kontrata në 2016 me Universal Food ShPK dhe pastaj Prokuroria thotë se më 1 mars të vitit 2016, Ministria e Tregtisë ka nënshkruar kontratë që si autoritet kontraktues në cilësinë e Operatorit Ekonomik kishte lidhur me kontratën me Universal Food për shërbimet e përpunimit të grurit si rezervë shtetërore, dhe thotë: pronarin e kompanisë e kanë arrestuar, e kanë dënu, sepse thotë pa autorizim kishte disponuar sasinë prej 2519 tonë grurë duke dëmtuar buxhetin e Kosovës në shumën prej 529 mijë euro.

Më vonë pastaj, kur ka ardhur kolegu i saj, Endrit Shala, qata grurë që Hykmetja ia ka dhënë Universal Food-it ka thënë hajde se po e dërgojmë diku tjetër.

Qëllimi këtu s’ka asnjë dilemë të vetme që Hykmete Bajrami, ia ka dhënë kontratën Universal Food-it, Prokuroria e ka dënuar zotëriun për shkak se janë avulluar 529 mijë euro. Avullimi ka ndodhë nën autoritetin e zonjës Hykmete Bajrami”, ka thënë Muja.

Deputeti tuje ka shtuar se nuk kanë asgjë të bëjnë me Këshillin Gjyqësor e Këshillin Prokurorial, duke theksuar se nuk kanë autoritet mbi ta.

“Ka shumë që nënshkruajnë kontrata njëburimore jashtë autoritetit tonë. Komuna e Prishtinës ku këta qeverisin, është numri më i madh i kontratave njëburimore, 114 në tri vite. Edhe dhjetë vitet e ardhshëm do të ketë raste kur institucionet kushtëzohen me pas tenderë njëburimor”, tha Muja.

Gjatë kësaj interviste Muja ka folur edhe për investimet kapitale, dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare./ telegrafi

Gjithashtu lexoni:

Shtimja shënon Ditën e Çlirimit me koncert festiv

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Kosova News 27/11/2024 27/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?