KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MPJD-së i kërkohet që eurodeputeti ekstremist francez të shpallet person non-grata
Politikë

MPJD-së i kërkohet që eurodeputeti ekstremist francez të shpallet person non-grata

Kosova News
Kosova News 21:59 -29/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Politikani francez i të djathtës ekstreme Nicolas Bay që është njëherësh deputet në Parlamentin Evropian me anë të disa videove ka ofenduar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bay me anë të një video të publikuar nga ura e Ibrit në qytetin e Mitrovicës, UÇK-në e quan terroriste.

“Këtu në urën e Mitrovicës, serbët e krishterë e mbrojtën territorin e tyre nga sulmet e terroristëve shqiptarë të UÇK-së”, shkruan ai në Twiiter.

Bay gjatë takimit me Sava Janiqin në Manastirin e Deçanit ka thënë se prezenca e murgjërve serb aty është më se tetë shekuj. Pas deklaratave të tij, kanë ardhur reagimet e shumta nga politikanë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka thënë se deklarata e Bayit është raciste e llojit të Vladimir Putinit dhe Sllobodan Millosheviqit.

“Çfarë deklararë absurde, një gënjeshtër dhe një qëndrim racist. Me siguri Prizreni është evropian, por ti Nicolas sigurisht që nuk jeni. Ju i përkisni botës Putiniste, Millosheviqiane të errësirës dhe vdekjes. Shkoni dhe kërkoni falje në Katedralen të Shën Nënë Terezës, shenjtores shqiptare”, thuhet në reagimin e Selimit.

Sipas ish-ambasadorit Edon Cana, ky politikan duhet të shpallet non-grata nga Qeveria e Kosovës, pas deklaratave të tilla.

“Manastiri i Deçanit me Sava Janjiqin është simbiozë e pandashme e së djathtës ekstreme evropiane. Kjo është e turpshme dhe duhet dënuar menjëherë nga qeveria jonë. Për më tepër, pse ky person nuk është tashmë në listën persona non-grata. Dëbimi dhe dënimi publik duhet të ndodhë tani”, shkruan Cana.

Deputetit francez të së djathtës ekstreme Nicolas Bay i është ndaluar nga Parlamenti Evropian që të bëjë udhëtime zyrtare për monitorimin e zgjedhjeve, pasi ai mori pjesë në disa misione në Rusi në prag të agresionit ushtarak rus në Ukrainë. Ky ndalim do të zgjasë deri në fund të mandatit të tij, pra deri më 2024.

Gjithashtu lexoni:

Limaj shpreh gatishmërinë për ta zgjidhur krizën në Kuvend: Nuk kërkojmë poste në Qeveri

Zafir Berisha ndahet nga NISMA e Fatmir Limës

Kurti hap “Javën e Krenarisë” në Prishtinë: E mbështesim fuqishëm parimin që secili ka të drejtë të shfaqet ashtu siç është

Abdixhiku: Refuzimi i thirrjes për Qeveri Uniteti është karikaturë politike, LDK-ja do të vazhdojë të ofrojë zgjidhje

Osmani takon shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, diskutojnë për krijimin e institucioneve

Kosova News 29/10/2022 29/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla për Stacionin Policor në Zveçan: Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit
23:22 -09/06/2025
Kurti publikon fotografi nga Liqeni i Ujmanit: Tashmë ka rend e ligj, shërbime efikase për qytetarët dhe gjithëpërfshirje
23:18 -09/06/2025
Limaj shpreh gatishmërinë për ta zgjidhur krizën në Kuvend: Nuk kërkojmë poste në Qeveri
22:21 -09/06/2025
Një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu të ndalur në Serbi
21:35 -09/06/2025
Kosova shënon fitore ndaj Komoreve, shkëlqen Albion Rrahmani
21:32 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?