KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MPB: Rekomandimet nga raporti i DASH-it do të trajtohen seriozisht
Siguri

MPB: Rekomandimet nga raporti i DASH-it do të trajtohen seriozisht

Kosova News
Kosova News 16:32 -20/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Punëve të Brendshme do të angazhohet që rekomandimet nga Raporti i Departamenti Amerikan i Shtetit për Trafikimin e Personave për vitin 2022, të trajtohen seriozisht nga Autoriteti Kombëtar Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe institucionet tjera të Kosovës, me qëllim të luftimit sa më efikas të kësaj dukurie që po vazhdon të shqetësojë jo vetëm vendin tonë, por tërë globin.

Në raportin e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit mbi trafikimin e qenieve njerëzore për vitin 2022, Kosova vazhdon të renditet në nivelin e dytë nga gjithsej tri.

Ngjashëm sikur një vit më parë, raporti thekson se Qeveria e Kosovës nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por që po bën përpjekje të konsiderueshme për një gjë të tillë.

“Qeveria e Kosovës demonstroi përpjekje të përgjithshme në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit, duke marrë parasysh ndikimin e pandemisë COVID-19 në kapacitetin e saj antitrafik, ndaj mbeti në nivelin e 2-të”, thuhet në raport.

Këto përpjekje, sipas raportit, përfshijnë ndjekjen penale dhe dënimin e më shumë trafikantëve dhe identifikimin e më shumë viktimave.

Qeveria, thuhet në raport, shtoi përpjekjet për mbrojtjen e viktimave. U identifikuan 22 viktima, krahasuar me 17 në vitin paraprak. Nga këto, 19 ishin viktima të trafikimit seksual dhe 3 të lypjes së detyruar; 16 ishin vajza, 4 gra dhe dy djem, ndërsa 1 viktimë ishte nga Shqipëria.

Njësoj sikurse edhe viteve të kaluara, raporti thekson se trafikantët e qenieve njerëzore shfrytëzojnë viktimat vendase dhe të huaja në Kosovë si dhe jashtë saj dhe së shumica e viktima të trafikimit seksual në Kosovë janë vajza.

Edhe si viteve të kaluara raporti ka theksuar se gjykatat nuk e zvogëluan numrin e përgjithshëm të lëndëve që përfshijnë rastet e trafikimit dhe 70 raste mbeten të hapura nga vitet e mëparshme.

Raporti ka 13 rekomandime për Qeverinë e Kosovës, mes tyre: të hetojë fuqimisht, të ndjekë penalisht dhe të dënojë trafikantët, duke përfshirë zyrtarët bashkëfajtorë; t’u shqiptojë trafikantëve të gjetur fajtorë, burgim në përputhje me dënimet e parashikuara; të hartojë udhëzime me shkrim dhe fuqizojë përpjekjet për identifikimin dhe asistimin e fëmijëve të eksploatuar në kërkim-lëmoshën e detyruar; të zvogëlojë më tej numrin e lëndëve të pazgjidhura nga gjyqësori, duke përfshirë rastet e trafikimit të qenieve njerëzore.

Raporti thekson se Qeveria organizoi një fushatë të fuqishme vetëdijesimi dhe institucionet koordinuese mblodhën dhe përgatitën raporte tremujore. Organet e zbatimit të ligjit vazhduan ta klasifikojnë kërkim-lëmoshën e detyruar të fëmijëve nga prindërit e tyre, si neglizhencë ose abuzim prindëror në vend se trafikim, dhe për shkak të procedurave jo të duhura të identifikimit për kërkim-lëmoshën e detyruar, autoritetet ka të ngjarë të kenë dëbuar disa viktima të paidentifikuara trafikimi.

Lidhur me ndjekjen penale, raporti thekson se policia, prokuroritë dhe gjykatat përdorin metoda të ndryshme për numërimin e rasteve të përndjekjeve dhe kjo ka çuar në statistika të paqëndrueshme.

Në raport theksohet se policia hetoi 17 raste të reja me 43 të dyshuar, krahasuar me 62 raste të reja në vitin paraprak të raportimit.

Policia hetoi gjithashtu shtatë të dyshuar të tjerë për “shfrytëzim të shërbimeve seksuale nga një viktimë e trafikimit”, krahasuar me nëntë të dyshuar në vitin paraprak.

Autoritetet ndoqën penalisht 35 raste të reja, me 60 të pandehur, krahasuar me 20 raste të reja me 32 të pandehur në vitin paraprak. Gjykatat dënuan shtatë trafikantë, krahasuar me tre në vitin paraprak. Gjykatësit vazhduan të shqiptojnë dënime nën kufirin minimal prej pesë vjetësh heqje lirie.

Derisa një gjykatës dënoi një trafikant me pesë vjet heqje lirie, katër trafikantë u dënuan me tri vjet, një u dënua me dy vjet me kusht dhe me gjobë prej 300 eurosh. Prandaj, raporti thekson se dënimet me kusht dhe ato të gjobave zhvlerësuan përpjekjet për t’i mbajtur trafikantët përgjegjës, dobësuan parandalimin, krijuan shqetësime të mundshme për sigurinë e viktimave dhe nuk ishin të barasvlershme me seriozitetin e krimit, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu lexoni:

Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve

Liderët e NATO-s me deklaratë të përbashkët: Sulmi ndaj njërit, sulm ndaj të gjithëve

Kurti takon komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe bashkëpunimin me NATO-n

Arrestohet në kufi kosovari që ishte në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika

Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona

Kosova News 20/07/2022 20/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?