KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MPB po shqyrton mundësinë e kompensimit të orëve shtesë për ushtarët, policët… me ditë pushimi
Lajme

MPB po shqyrton mundësinë e kompensimit të orëve shtesë për ushtarët, policët… me ditë pushimi

Kosova News
Kosova News 22:41 -12/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

As pas pothuajse dy javësh, pagesën për orët shtesë të punës gjatë marsit e në ndërrimin e natës, nuk e morën disa kategori të punonjësve të sektorit publik.

Këtu përfshihen ushtarët e FSK-së, infermierët, zjarrfikësit, gardianët dhe ata që zakonisht punojnë më së shumti jashtë orarit, zyrtarët policorë.

Për këta të fundit, burime brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë treguar për televizionin Dukagjini se po shqyrtohet mundësia që orët e punës shtesë të zëvendësohen me ditë pushimi.

Një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga MPB-ja e as nga institucionet tjera përgjegjëse, derisa nuk janë treguar as planet e ekzekutimit të shtesave.

Sipas ish-zyrtarit të Policisë së Kosovës, kolonel Refki Morina, forma e kompensimit me ditë pushimi nuk duhet të jetë opsion.

“Unë mendoj që më tepër janë të interesuar zyrtarët policorë që të kompensohen këto shtesa me mjete financiare, për arsye se shumica nga ta kanë nevoja familjare, por kanë edhe kredi të ndryshme. Pothuajse çdo zyrtarë policor ka kredi dhe me rroga bazë nuk mund të ia dalin”, ka thënë Morina.

Kjo nuk do t’u përshtatej as zjarrfikësve të Kosovës.

Përfaqësues të tyre thonë se me vonesë të pagesës së shtesave janë përballur edhe herë të kaluara.

“Ndoshta nuk është në leverdi të zjarrfikësve të ndodhë ajo për shkak se ditët e pushimit për shkak të orëve të tepërta po t’i japim, mungesa e personalit do të jetë e dallueshme dhe mund të na pengoj në kryerjen e detyrave që i kemi para vetës”, ka thënë Mal Gashi – Komandant i Zjarrfikësve në Prishtinë.

Pas vonesës në ekzekutimin e shtesave, Ministria e Financave në fillim të muajit tha se u takon organizatave buxhetore përkatëse që të planifikojnë buxhetin vjetor nëpër muaj, dhe të sigurohen se kanë buxhetin e mjaftueshëm kur miratojnë shtesa tjera mbi pagën bazë./Dukagjini/

Gjithashtu lexoni:

Kurti takon figura të njohura ndërkombëtare në konferencën IMPACT 2025 në Poloni

Qytetari nga Juniku dorëzon kuletën me 1300 euro në Polici

Presidentja Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e radhës së EPC-së në Tiranë

Mbyllen edhe tri institucione të tjera serbe në veri

Berisha ashpërson tonet: Po përgatitim “një luftë të fuqishme” për mbrojtjen e votës

Kosova News 12/04/2025 12/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Kurti takon figura të njohura ndërkombëtare në konferencën IMPACT 2025 në Poloni
16:13 -14/05/2025
Qytetari nga Juniku dorëzon kuletën me 1300 euro në Polici
16:04 -14/05/2025
Presidentja Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e radhës së EPC-së në Tiranë
15:56 -14/05/2025
Mbyllen edhe tri institucione të tjera serbe në veri
15:47 -14/05/2025
Berisha ashpërson tonet: Po përgatitim “një luftë të fuqishme” për mbrojtjen e votës
15:20 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?