KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gashani: Që nga liberalizimi i vizave nuk janë raportuar raste të mosrespektimit të rregullave
Politikë

Gashani: Që nga liberalizimi i vizave nuk janë raportuar raste të mosrespektimit të rregullave

Kosova News
Kosova News 15:44 -09/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Punëve të Brendshme ka mbajtur takimin e rregullt  me Atashetë e Migrimit të ambasadave të huaja në Kosovë, me qëllim për të diskutuar trendët e përgjithshme të migrimit, me theks të veçantë lëvizjet migratore, si dhe monitorimin e procesit të lëvizjes së qytetarëve të Kosovës pas procesit të liberalizimit të vizave.

Në këtë takim, koordinatori kombëtar për Migrim, njëherësh zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani ka theksuar se që nga liberalizimi i vizave nuk janë raportuar raste të mosrespektimit të rregullave.

Po ashtu, ai ka thënë se që nga fillimi i zhvillimit të politikave të migracionit të artikuluara në kuadër të dokumenteve strategjike, fokusi kryesor ka qenë tek parandalimi i migracionit të parregullt dhe garantimi i migrimit të sigurt, të organizuar dhe të rregullt.

“Siç jeni në dijeni, nga data 1 janar 2024, ka filluar lëvizja e lirë në zonën Schengen për qytetarët e Republikës së Kosovës, e drejtë kjo e fituar me shumë punë dhe përkushtim.  Si institucione kemi bërë përgatitjet e duhura për të menaxhuar këtë proces, duke përfshirë informimin e qytetarëve tanë lidhur me të drejtat dhe obligimet që derivojnë nga kjo liri e lëvizjes. Në bazë të raporteve, të cilat i kam pranuar nga mekanizmat përgjegjës institucionalë deri më tani, çdo gjë është duke shkuar në suaza normale dhe nuk janë raportuar raste të mosrespektimit të rregullave”, ka theksuar zëvendësministri Gashani.

Në këtë takim zëvendësministri Gashani, vuri në dukje se në fushën e legjislacionit gjatë tremujorit të parë të këtij viti, në bazë të planit legjislativ të Qeverisë, presim të miratojmë Ligjin e ri për të Huajt, si një ndër ligjet bazike që rregullon fushën e migracionit në Republikën e Kosovës.

“Në kuadër të këtij projektligji kemi përfshirë disa çështje me rëndësi, të cilat padyshim se do të avancojnë sistemin për menaxhimin e migrimit në vend. Fokus i veçantë i është kushtuar parimeve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut si dhe direktivave të BE-së që kanë të bëjnë me trajtimin dhe kthimin e migrantëve me qëndrim të parregullt në territorin e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar zëvendësministri Gashani.

Në këtë takim u diskutuan për çështje të ndryshme për fushën e migrimit. Në këto diskutime morën pjesë përfaqësues të Policisë së Kosovës, zyrtarë të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, Atashe, si dhe organizata që mbështesin fushën e migrimit.

Tutje Gashani, vuri në dukje se në fushën e legjislacionit gjatë tremujorit të parë të këtij viti, në bazë të planit legjislativ të Qeverisë, presin miratimin e ligjit të ri për të huajt, që sipas tij është një ndër ligjet bazike që rregullon fushën e migracionit në Republikën e Kosovës.

“Në kuadër të këtij projektligji kemi përfshirë disa çështje me rëndësi, të cilat padyshim se do të avancojnë sistemin për menaxhimin e migrimit në vend. Fokus i veçantë i është kushtuar parimeve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut si dhe direktivave të BE-së që kanë të bëjnë me trajtimin dhe kthimin e migrantëve me qëndrim të parregullt në territorin e Republikës së Kosovës”, tha Gashani.

Në këtë takim u diskutuan për çështje të ndryshme për fushën e migrimit. Në këto diskutime morën pjesë përfaqësues të Policisë së Kosovës, zyrtarë të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, Atashe, si dhe organizata që mbështesin fushën e migrimit.

Gjithashtu lexoni:

FSK-ja në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve

Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

BE-ja: Veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri, rrezik për përshkallëzim

Osmani u kërkon liderëve të BE-së heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës: Po ndëshkohet vendi më proevropian

Presidentja Osmani takon kryeministrin e Maltës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë

Kosova News 09/02/2024 09/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
light rain
13° _ 12°
91%
1 km/h
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C
Tue
18 °C

Lajmet e Fundit

Rama dhe Macron inaugurojnë shkollën franceze të kodimit “Ecole 42”
23:03 -16/05/2025
FSK-ja në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve
22:56 -16/05/2025
Futbollistët e Barcelonës festojnë titullin në rrugët e qytetit
21:56 -16/05/2025
Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës
21:22 -16/05/2025
BE-ja: Veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri, rrezik për përshkallëzim
20:43 -16/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?