KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MPB-ja intensifikon fushatën informuese lidhur me zbatimin e Ligjit për automjete dhe Ligjit për të huajt
Lajme

MPB-ja intensifikon fushatën informuese lidhur me zbatimin e Ligjit për automjete dhe Ligjit për të huajt

Kosova News
Kosova News 13:22 -24/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin publik se nga 1 nëntori 2025 deri më 15 janar 2026, do të zhvillojë një fushatë të intensifikuar informuese për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe të huajt me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm në Kosovë.

Kjo fushatë do të realizohet përmes takimeve me qytetarë, tryezave të diskutimit me organizata të shoqërisë civile si dhe aktiviteteve informuese në terren, në media lokale dhe qendrore dhe përmes kanaleve zyrtare të komunikimit, me qëllim të adresimit të pyetjeve dhe paqartësive që kanë të bëjnë me zbatimin e Ligjit për automjete dhe Ligjit për të huajt”, thuhet në njoftim.

Fokusi i veçantë i kësaj fushate do të jetë informimi i qytetarëve për kushtet e pjesëmarrjes në trafik në territorin e Republikës së Kosovës, veçanërisht për automjetet e regjistruara në vendin e huaj dhe çështjet që ndërlidhen me zbatimin e dispozitave ligjore për automjetet. Fushata, gjithashtu do të ofrojë udhëzime praktike për hyrjen, lëvizjen, qëndrimin dhe punësimin e shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar për të siguruar bashkëpunim të hapur dhe transparent me të gjithë qytetarët, pa dallim, me qëllim të informimit të drejtë, zbatimit të plotë të ligjeve dhe përmbushjes së obligimeve ligjore.

“Për më shumë informacione, ftojmë qytetarët që të ndjekin njoftimet zyrtare në faqen e Internetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim

Gjithashtu lexoni:

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë

Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj

Ferati: Bisedimet teknike me Vetëvendosjen do të vazhdojnë, LDK-ja është e bashkuar

Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe

Kosova News 24/10/2025 24/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë
15:44 -14/07/2026
Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj
15:16 -14/07/2026
Ferati: Bisedimet teknike me Vetëvendosjen do të vazhdojnë, LDK-ja është e bashkuar
15:04 -14/07/2026
Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë
14:28 -14/07/2026
BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe
14:02 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?