Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Gjatë ditës do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7 deri në 11 gradë Celsius.
Vetëm sot dhe e premten pritet të ketë vranësira të pakta, ndërsa ditët e tjera do të jenë kryesisht me diell. Gjatë pjesës së parë të javës, të martën dhe të mërkurën, priten ngrica në viset e larta dhe mesatare, si dhe mjegull, sidomos në mëngjes.


