Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot moti do të jetë i vranët dhe me riga shiu. Parashihen edhe shkarkime rrufesh nëpër disa zona.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.