Mbi vendin tonë të premten do të mbajë mot i vranët, me periudha të shkurtra me diell gjatë ditës. Në mëngjes ngrica dhe kushte për mjegull. Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë nga verilindja, me shpejtësi 1-2 m/s.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri në -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri në 4 gradë Celsius.
Ngricat tashmë janë prezent në të gjitha zonat, duke e bërë qarkullimin më të vështirë. Për këtë arsye IHMK rekomandon kujdes të shtuar për drejtuesit e automjeteve, të cilët duhet të jenë të pajisur me mjete dimërore dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.


