Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-4m/s”, njofton IHMK.


