KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Morata: Synojmë të fitojmë gjithçka me Milanin
Sport

Morata: Synojmë të fitojmë gjithçka me Milanin

Kosova News
Kosova News 18:21 -05/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Me Milanin deri më tani ka koleksionuar 11 prezenca dhe dy gola, një bilanc që 32-vjeçari synon ta përmirësojë. Të paktën kjo është ajo që ka deklaruar në intervistën e dhënë për “N.Y Times”.

Si ndiheni te Milani, a ka të njëjtën joshje si Reali? Janë e njëjta gjë. Që para se të transferohesha të gjithë më thonin se te Milani ndihet një atmosferë ndryshe. Këtë e kuptova që pas vaktit të parë që konsumova në “Milanello”. Ambienti është i pabesueshëm dhe kudo sheh foto legjendash që kanë fituar me fanellën kuqezi. Për mua Milani ka luajtur një rol me peshë në historinë e futbollit.

Me siguri keni parë edhe ndonjë foto të Kakasë apo jo? E kam adhuruar gjithmonë. Motra ime me futi në gjak duke më dhuruar fanellën e tij. E kujtoj mirë golin e tij kundër Junajtidit në 2007 apo këpucët që vishte. Milani asokohe luftonte për titullin e Champions-it dhe unë i kujtoj të gjitha ndeshjet.

Si po shkon rritja e këtij Milani? Mendoj se po gjejmë mekanizmat e duhur. Tani po i bëjmë gjërat më natyrshëm. Kemi shumë lojtarë të rinj, e një trajner të ri. Por koha për t’u përshtatur ka mbaruar, duhet ta bëjmë hovin cilësor që tani.

Çfarë problemi ka Leao? Të pasurin talent. Ai është lojtari më i mirë në ekip dhe duhet të vazhdojë të bëjë atë që po bën. Është vetëm një fazë dhe, shpesh, kjo ndodh me lojtarët sulmues. Një gol i madh ose i lehtë do të mjaftojë për ta bërë atë të rifitojë besimin. Nuk është e lehtë. Çdo gjë që bën Rafa bën zhurmë, por ai është i rëndësishëm për ne dhe ne kemi nevojë për të. Ai e di shumë mirë këtë dhe po punon shumë. Do të vijë koha e tij dhe do të na ndihmojë të fitojmë.

Sa presion ka fanella e Milanit? Është normale të kesh presion duke luajtur në “San Siro”, e në Champions me një fanellë të tillë. Çdo ndeshje sjell përgjegjësi me vete. Është më shumë një privilegj sesa një presion. Shumë lojtarë do të jepnin gjithçka për të luajtur për këto ekipe dhe unë kam pasur fatin të luaj për shumë prej tyre në nivelin më të lartë. Jam shumë i kënaqur me këtë ecuri të karrierës sime.

A mund të rikthehet Milani në nivelet e dikurshme në Champions? Futbollit nuk i dihet kurrë. Vitin e kaluar, Dortmund nuk po shkonte mirë në kampionat, por gjithsesi arriti në finalen e Ligës së Kampionëve. Nëse goditja e Fylkrugut do të kishte hyrë dhe nuk do të kishte goditur shtyllën, ndoshta Borusia do të ishte sot kampione e Europës. Kjo është bukuria e Champions-it. Çdo vit ka skuadra që askush nuk i pret. Duhet të besojmë. Për më tepër që jemi Milani dhe duhet të synojmë të fitojmë gjithçka. Nëse humbet kundër një skuadre më të mirë, kjo është për shkak se është Liga e Kampionëve, por ne jemi të detyruar të mendojmë se mund ta bëjmë.

Gjithashtu lexoni:

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit

Francë – Spanjë, formacionet zyrtare

Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush

Sonte gjysmëfinalja e Botërorit, Spanja apo Franca në finalen e madhe?

Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin

Kosova News 05/11/2024 05/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Rrokullisja me traktor ia mori jetën, policia jep detaje mbi aksidentin fatal në Klinë
09:46 -15/07/2026
Çmimi i derivateve të naftës në Kosovë
09:25 -15/07/2026
Rama, Serbisë: Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës
09:03 -15/07/2026
Tentoi të vrasë katër persona në Deçan, ngrihet aktakuza ndaj të dyshuarit
08:44 -15/07/2026
Nis sot ndërtimi i Parkut Solar 105 MW në Rahovec
08:41 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?