Kombëtarja e Bregut të Fildishtë ka siguruar gjysmëfinalen në Kupën e Afrikës, pasi mposhti Malin në vazhdime 2:1.
Golin e fitores në sekondat e fundit e realizoi Diakite, për t’ia dhënë këtë fitore të madhe shtetit të tij.
Në fundin e ndeshjes, lojtarët e Malit u afruan te gjyqtari në mënyrë të ashpër dhe donin ta sulmonin. Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale.
Me këtë fitore, Bregu i Fildishtë është kualifikuar në gjysmëfinale të AFCON, që po mbahet pikërisht në këtë shtet.
Në gjysmëfinale, nikoqiri do të luaj ndaj Kombëtares së Congos, e cila eliminoi Guinean.
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) February 3, 2024


