Gazetari i televizionit serb “RTS”, Zoran Stanojeviq, e shtangu të martën mbrëma presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me një pyetje që i bëri gjatë intervistës.
Stanojeviq e pyeti Vuçiqin se pse po planifikohen të shpenzohen 17 miliardë euro për EXPO-n në vitin 2027 që do të mbahet në Serbi, kur në Astana në Kazakistan ishin shpenzuar vetëm tre miliardë euro për këtë ngjarje.
Vuçiqi fillimisht tha se nuk e kuptoi pyetjen se çfarë kushtoi tre miliardë.
Por, pasi gazetari e shtroi sërish pyetjen Vuçiqi tha: “Faleminderit në këtë pyetje, vërtetë faleminderit. Pa asnjë cinizëm…”
“E këto faleminderit deri më tash ishin me cinizëm?” – pyeti gazetari.
Vuçiqi heshti për disa sekonda.
Gazetari më pas i tha se po bënte shaka.
E Vuçiq u zgjua nga “gjumi”: “Thash, pa asnjë cinizëm, por urime fituat gjithsesi”.


